Kosova
DW kërkon falje për artikullin skandaloz të redaksisë në gjuhën serbe
Në shënjestër të tekstit të apostrofuar si skandaloz në gjuhën serbe janë një numër i madh i gazetarëve, reporterëve dhe analistëve e komentatorëve gjermanë e zviceranë nga më të njohurit që janë marrë dhe merren me Ballkanin, si: Norbert Mappes-Niedeck, Mathias Rüb, Cyril Steiger, Stephan Israel etj.
Deutsche Welle në faqen në gjuhën serbe të portalit të saj, në 20 vjetorin e sulmeve të NATO-s mbi forcat serbe ka publikuar një prezantim rreth reagimit të atëhershëm të mediave perëndimore lidhur me bombardimet. Në këtë tekst ato dhe sidomos mediat gjermane i ka cilësuar si nxitëse të luftës.
Dy ditë pas këtij publikimi, redaksia qendrpre e Deutsche Welle-s ka kërkuar falje para publikut dhe autorëve të apostrofuar, duke bërë një analizë të thellë të tekstit të botuar në gjuhën serbe, shkruan albinfo.ch. “Autori nuk i ka respektuar kriteret profesionale gazetareske të DW. Për këtë arsye kërkojmë falje”, thuhet në hyrje të artikullit.
“Sikurse mbititulli i artikullit, ashtu edhe vendosja në hyrje të tij e referimit për pjesëmarrjen gjermane si pjesë e kontingjentit të NATO-s, duke bërë me këtë rast një paralele me Luftën e Dytë Botërore, është i papërshtatshëm. Më tutje, dida gazetarëve të mediave gjermane u mvishet në mënyrë indirekte se ata në raportimet e tyre të asaj kohe e kanë “dëshiruar” ndërhyrjen ushtarake. Por, reporterët dhe komentatorët e mediave të cituara, sipas vlerësimit tonë e kanë pasqyruar në mënyrë korrekte dilemën në të cilën politikanët e Aleancës Perëndimore gjendeshin atëbotë”, thuhet më tutje në kërkimfaljen e DW-së, transmeton albinfo.ch.
“Artikulli ndërkohë është ndryshuar. Për DW, kultura e bërjes transparente të gabimeve është e rëndësishme , prandaj ne, tekstin në gjuhën serbe e kemi përkthyer në gjermanishte dhe në pikat kritike i kemi vendosur komentet brenda kllapave”, thuhet në hyrje të artikullit që kap disa faqe dhe i cili në mënyrë shumë të zgjeruar merret me dështimin profesional që teksti i gazetarit të redaksisë në gjuhën serbe i ka shkaktuar shtëpisë së madhe mediale, Deutsche Welle.
Të kujtojmë se në shënjestër të tekstit të apostrofuar si skandaloz në gjuhën serbe janë një numër i madh i gazetarëve, reporterëve dhe analistëve e komentatorëve gjermanë e zviceranë nga më të njohurit që janë marrë dhe merren me Ballkanin, si: Norbert Mappes-Niedeck, Mathias Rüb, Cyril Steiger, Stephan Israel etj.
Në këtë link mund të lexohet artikulli i plotë në gjuhën gjermane:
https://www.dw.com/de/entschuldigung-unjournalistische-presseschau/a-48048606
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve












