Lajme

Dy të vdekur dhe 230 raste të reja me COVID-19 në Mal të Zi

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) të Malit të Zi kanë përfunduar analizën PCR të 664 mostrave për koronavirus në 24 orët e fundit dhe regjistruan 230 raste të reja pozitive të infeksionit, tha ISHP në një deklaratë.

Që nga periudha e fundit, dy vdekje janë raportuar të pacientëve me COVID-19 në Berane dhe Bijelo Polje, të lindur në 1937 dhe 1943, raporton rtcg.me.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin COVID-19 që nga fillimi i qershorit është 129, dhe nga fillimi i vitit 138.

Ata tregojnë se janë shëruar 157 pacientë gjatë ditës së djeshme në shtetin e Malit të Zi.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 3,279. Që nga fillimi i vitit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit me virus është 8,842.