Shqipëria

Easyjet me linjë edhe drejt Tiranës

Kjo linjë do të jetë e gatshme për udhëtarët nga nëntori i këtij viti

Easyjet shton edhe Tiranën në programin e saj në Gjenevë.

Kjo është lidhje e re sezonale e planifikuar për dimrin e ardhshëm.

Duke forcuar ofertën e tij nga Gjeneva, Easyjet tani po shet destinacion të ri dimëror sezonal drejt Tiranës, shkruan albinfo.ch.

Nga Nëntori 2019, udhëtarët mund të fluturojnë për në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Tiranë: 3 fluturime, e martë, e shtunë dhe e diel, nga 5 nëntori 2019 deri më 28 mars 2020.