Bota
Edhe Britania ndalon aeroplanët Boeing 737 MAX
Britania e Madhe ka ndaluar fluturimin mbi hapësirën e saj ajrore të aeroplanëve “Boeing 737 MAX” . Autoriteti Britanik i Aviacionit Civil, më 12 mars, tha se “masa parandaluese” do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të mëvonshëm.
Më herët edhe Australia, Kina, Malajzia dhe Singapuri ndaluan fluturimin e këtyre aeroplanëve mbi hapësirat ajrore.
Vendimi vjen pasi më 10 mars, një aeroplan Boing Max 8 nga Etiopia, u rrëzuar duke vrarë 157 persona në bord, shkruan rel, përcjell albinfo.ch
Kompania, Ethiopian Airlines ka thënë se fluturimi ET302, ka zgjatur vetëm gjashtë minuta, para se të rrëzohej në Addis Ababa.
Ky ishte aksidenti i dytë fatal që përfshinte atë model në më pak se pesë muaj.
Boeing-u, prodhuesi më i madh i aeroplanëve në botë, tha se do të vendosë një softuer të ri në aeroplanët e tij të tipit 737 Max.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës















