Lajme
Edhe një rrjet studentor për shqiptarët e Suedisë
Në malmë të Suedisë është themeluar Rrjeti i të rinjve dhe studentëve shqiptarë që jetojnë në Suedi. Ky është rrjeti i 5-të që bashkon studentët e diasporës
Sikurse studentët shqiptarë në Austri, Kroaci, Slloveni… edhe studentët dhe të rinjtë shqiptarë që jetojnë Suedi tash e tutje do të kenë rrjetin e tyre studentor. Ky asociacion u themelua me iniciativën e Ministrisë së Diasporës, pas një takimi që u zhvillua në Malmë me Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi.
Sipas një njoftimi, që transmetoi KP, formimi i këtij rrjet u vendos në një takim me një grup studentësh dhe të rinjsh të sapodiplomuar në fakultete të ndryshme në Suedi. Selia e këtij rrjeti do të jetë në qytetin e Malmës, por degëzimet e tij do të shtrihen edhe në qytetet tjera universitare të Suedisë.
Takimi u mbajt në Malmë, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Ministrisë kosovare të Diasporës.
“Deri tash janë themeluar 5 lidhje të këtilla në shtetet e Evropës dhe deri në fund të këtij viti planifikojmë që të themelojmë edhe tri lidhje të tilla. Përmes këtyre organizimeve, zëri i të rinjve të diasporës do të dëgjohet më mirë dhe do të jetë më i fortë”, citohet të ketë thënë Lorik Pustina nga Zyra për Informim e MeD.
Ndërkaq, Elis Badalli që udhëheq divizionin për kulturë dhe sport në kuadër të Ministrisë së Diasporës, tha se kjo ministri ka projekte dhe fonde, përmes së cilave konkretisht do të përkrahen veprimtaritë e të rinjve shqiptarë kudo që ata janë në diasporë.
Ndërsa Ramadan Mramori ka informuar pjesëmarrësit lidhur me rrjedhat dhe rëndësinë që ka regjistrimi i bashkëkombëseve tanë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë. Rrjeti i studentëve dhe të rinjve shqiptarë në Suedi, në këtë takim, zgjodhën edhe kryesinë prej shtatë anëtarësh.
Kryesia ka këtë përbërje: Arjeta Binaku dhe Renata Qato, do të jenë koordinatore, kurse anëtarë të kryesisë u zgjodhën edhe Argjend Veliu, Pajtim Sylejmani, Agon Reshitaj, Besa Ademi dhe Gazmir Vukaj. Përveç zyrës që u është ofruar këtij rrjeti studentësh, atyre do t’u ofrohet edhe ndihmë në hartimin e projekteve nga MeD.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtarët raportojnë kontrolle të shtuara në Serbi, apel për kujdes gjatë sezonit të pushimeve Udhëtarë që kalojnë tranzit nëpër Serbi thonë se automjetet me targa të huaja po ndalohen për... -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë po ndërton një karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor -
Londër
Sopranoja Anila Aliu debuton me sukses në Londër -
Elbenita Kajtazi sonte ngjitet në skenën e Operës së Cyrihut me një tjetër rol të Mozartit
Jeta në Zvicër
-
Mbyllet pas 156 vitesh ëmbëltorja historike në Zvicër Confiserie Schiesser në Bazel, e njohur si kafeneja më e vjetër në Zvicër, ka shpallur falimentimin.... -
Në prag të pushimeve verore, aeroportet paralajmërojnë për pritje të gjata -
Fituesi fatlum fiton çmimin e madh të EuroMillions: 73.93 milionë franga -
Më pak qëndrime nate gjatë majit, në Zvicër -
Raport mbi skandalin e keqtrajtimit të kafshëve në Ramiswil












