Shqipëria

Edhe një shtet evropian liron masat e udhëtimit për shqiptarët

Suedia futet në listën e shteteve që lehtëson procedurat e udhëtimit për shtetasit shqiptarë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës sqaron se të gjithë pasagjerët shqiptarë që duan të shkojnë drejt Suedisë mund të udhëtojnë vetëm me detyrimin e testit PCR negativ të 48 orëve të fundit.

Po ashtu, Aeroporti i Tiranës ka shpërndarë edhe një link (https://www.tirana-airport.com/shqip/c/117/perditesime), prej ku qytetarët mund të marrin informacione se cilat shtete të Evropës kanë hequr kufizimet për udhëtarët shqiptarë, si dhe protokollet që duhen ndjekur.