Lajme
Ekspertët e teknologjisë: 2022-a mund të jetë më i keqi deri më tani
Studiuesit e sigurisë kibernetike nuk janë optimistë për periudhën e ardhshme.
Kriminelët dhe shpërndarësit e viruseve kanë evoluar ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Operatorët, dikur grupe apo individë të ndryshëm, tani janë bërë shumë të sofistikuar dhe të organizuar.
Ekspertët e sigurisë kibernetike sugjerojnë se situata nuk pritet të përmirësohet. Disa prej tyre thonë gjithashtu se jemi në “epokën e artë të viruseve” dhe se viti 2022 do të jetë më i keqi deri tani.
Sipas ENISA (Agjencia e Sigurisë Kibernetike e Bashkimit Evropian), sulmet me viruse u rritën me 150 për qind midis prillit 2020 dhe korrikut 2021.
Një nga faktorët më të mëdhenj që ka ndikuar në rritjen e frekuencës së sulmeve është fitimi i parave. Në një numër të madh rastesh, kriminelët kibernetikë arritën të zhvasin miliona dollarë nga sulmet individuale.
Studiuesit e sigurisë kibernetike theksojnë se hakerët do të arrijnë deri aty sa të zhvatin para nga organizatat përmes modelit të abonimit, ku kriminelët do të paguhen në mënyrë që të mos sulmojnë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026” Hulumtimi i tij, i frymëzuar nga lëvizja e kafshëve, po ndihmon në zhvillimin e robotëve më... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse”
Jeta në Zvicër
-
Pacientët e moshuar trajtohen në temperatura deri në 30 gradë në spitalin më të madh të Zvicrës Sindikata e punonjësve shëndetësorë paralajmëron se kushtet e rënda nga nxehtësia po rrezikojnë si stafin, ashtu... -
Strehimoret e kafshëve në Zvicër përshtaten përballë valës së të nxehtit -
Qiratë në Zvicër: A mund të kërkoni ulje të qirasë gjatë valës së të nxehtit? -
Rekorde të reja të temperaturave në Zvicër, deri në 34.5 gradë në Sion -
Me 172 km/h në tunelin e Gotthardit, 22-vjeçari gjerman ndalohet dhe përjashtohet nga rrugët zvicerane












