Tematike
Ekspertët tërheqin vërejtjen: Zvicra nuk është e gatshme për lehtësimin më të ri
"Hapat lehtësues paraqesin një rrezik të lartë që situata të përkeqësohet nëse numri i infeksioneve rritet përsëri, ka thënë Matthias Egger, kreu i task force-s shkencore
Siç dihet tashmë, Këshilli Federal ka ndërmarrë të premten hapin më të madh lehtësues, duke lejuar ngjarjet deri në 1.000 njerëz, duke ulur distancën sociale nga 2 metra në 1.5 etj.
Por, shkencëtarët dhe ekspertët e Zvicrës janë të shqetësuar dhe po tërheqin vërejtjen se Zvicra nuk është e gatshme për lehtësimin e fundit të rregullave rreth koronavirusit që do të fillojnë të zbatohen nesër. Këtë deklaratë e ka dhënë Matthias Egger, kreu i grupit federal (Task Force) të kërkimit, për tri gazetat e të dielës në Zvicrën gjermane.
“Nga një këndvështrim shkencor, hapat lehtësues paraqesin një rrezik të lartë që situata të përkeqësohet nëse numri i infeksioneve rritet përsëri”, ka thënë Egger, transmeton albinfo.ch. Ende nuk ka një sistem funksionimi të mbikëqyrjes për tërë Zvicrën.
Zyra Federale e Shëndetit Publik ka konfirmuar se ende nuk ka “një mbikëqyrje gjithëpërfshirëse”, përcjell albinfo.ch. BAG po punon për këtë qëllim së bashku me kantonet.
Për virologun Marcel Salathé, i cili shoqëron aplikacionin për ndjekje të gjurmëve, të lansuar nga Qeveria Federale, çështje thelbësore është mbajtja nën kontroll e rritjes së numrit të rasteve që mund të vijë si pasojë e lehtësimit.
Ai ka thënë për emisionin Tagesschau të srf: “Në terma konkret, kjo do të thotë, për shembull, që numrat duhet të raportohen shumë shpejt, se gjurmimi i kontaktit duhet të bëhet me shumë efikasitet”, transmeton albinfo.ch. Me fjalë të tjera, “sigurimi me të vërtetë i shpejtë i të dhënave dhe aksesi i shpejtë i të dhënave, është i domosdoshëm, gjithashtu për shkencën”.
Epidemiologja Sarah Tschudin nga Spitali Universitar Bazel do të preferonte më shumë maturi: “Nga ana e grupit të punës Covid 19, ne në fakt propozuam që lehtësimi të varet nga numri R” (nga shkalla e riprodhimit të virusit), përcjell albinfo.ch. Por, është e qartë se Këshilli Federal ndodhej nën një presion të caktuar për t’u rikthyer në normalitet, pavarësisht rritjes së numrit të riprodhimit të virusit”.
E-Diaspora
-
Itali
Hapet një shkollë e re shqipe, vatër për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në diasporë Në komunën e Francavilla al Mare në rajonin Abruzzo të Italisë u mbajt ceremonia e hapjes... -
Kanada
Nga diaspora në Shqipëri, Evisa Pacolli garon në ‘Miss Universe Albania’ -
Suedi
Shqipëria përfaqësohet në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve në Stokholm -
Kroaci
Arta Dodaj shpërblehet me Çmimin Vjetor për Shkencë në Kroaci -
Kosovë: Më 6 maj nis regjistrimi i votuesve nga jashtë për votim me postë dhe përfaqësi diplomatike
Jeta në Zvicër
-
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë Gjatë fundjavës së Ditës së Ngjitjes në Zvicër pritet trafik i rënduar në kalimin e Gotthardit,... -
Shoferët e autobusëve përballen me probleme shëndetësore shkaku i kushteve të punës -
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja -
Ndërmerren masa në Valais pas shkeljeve të shumta të privatësisë nga kamerat online -
Kundërshtime ndaj pagës minimale në Vaud përpara votimit të 14 qershorit













