Ekspozita

Ekspozita e çiftit italian Quaroni, për Shqipërinë e viteve 1928-1931

Ekspozita e fotografëve italianë Pietro dhe Larissa Quaroni, me 780 fotografi dixhitalizuara arkivit personal tyre Shqipërisë viteve 1928-1931, e çelur  Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) Tiranë, është vizituar nga një numër i lartë vizitorësh. 

“Vetëm 10 ditë nga hapja, ekspozita “Arkivi Fotografik 1928-193″ shënon mbi 1000 vizitorë, të cilët po befasohen çdo ditë nga fotot e ekspozuara për herë të parë në COD nga çifti Quaroni”, bën të ditur COD. 

Sipas COD, mbresëlënëse janë shënimet dhe vizitat nga studiues, gazetarë dhe trashëgimtarë të familjeve të njohura shqiptare të viteve ’20, të cilët do të japin ndihmesën e tyre për studime të reja të historisë së asaj kohe. 

Vizitorët kanë zbuluar në këtë fotografi ngjarje, njerëz, jetën e përditshme, peizazhet dhe traditat e Shqipërisë, ashtu si janë vëzhguar dhe përjetuar nga Pietro dhe Larissa Quaroni. 

Fotografitë janë realizuar nga çifti Quaroni gjatë misionit të tyre diplomatik në Ambasadën Italiane në Shqipëri. Të pabotuara më parë, 86 fotografitë i përkasin periudhës 1928-1931, shoqëruar nga dy dokumentarë të periudhës së asaj kohe. 

Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij arkivi familja Quaroni i ka dhuruar shtetit shqiptar, në formë digjitale, të gjithë arkivën e familjes së saj, me 780 fotografi.