Shqipëria

Ekspozita për 60- vjetorin e Shqipërisë në UNESCO

Në ekspozitën “Një dritare në trashëgiminë kulturore” Shqipëria shpalos një nga vlerat e saj të rralla, një udhëtim fantastik në artin bizantin e postbizantin, me elegancën historike mes Orientit dhe Oksidentit. 

Në këtë ekspozitë në Unsesco janë ekspozuar në Paris ikonat, thesaret e trashëgimisë shqiptare.

Kryeministri Edi Rama uroi për ekspozitën e ikonave dhe tha se kjo është një ngjarje e rëndësishme jo vetëm për vendin, por dhe për organizatën ndërkombëtare të UNESCOS-s. 

“Mirë mëngjes dhe me këto pamje nga ekspozita e thesareve të trashëgimisë sonë kulturore, çelur në Paris për 60-vjetorin e Shqipërisë në UNESCO, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Shqipëria pas 60 vjetësh të anëtarësimit në UNESCO nuk është më thjesht pjesëmarrëse, por kontribuese në ruajtjen e trashëgimisë botërore.