Lajme
Emigrantë në Greqi apo emigrantë në atdhe
Është dilema e emigrantëve shqiptarë nga pasiguria për të ardhmen nga kriza ekonomike në Greqi dhe situata jo e mirë në Shqipëri
Ende nuk ka asnjë shifër zyrtare që të na tregojë se sa emigrantë shqiptarë kanë braktisur Greqinë qysh prej thellimit të krizës ekonomike në majin e vitit 2010.
Por është fakt, thonë mësuesit e shkollës shqipe në Selanik, se në çdo familje emigranti kthimi në atdhe është tema e ditës.
“Diskutimi i ditës tani midis shqiptarëve është kthimi në atdhe. Por janë shumë çështje të cilat i pengojnë sepse nuk dinë se si do të jetë gjendja atje, nëse vërtet atje do të gjejnë punë”, shprehet Iris Hajdinaj, mësuese e shkollës shqipe në Selanik.
“Interesimi i prindërve është se a është i gatshëm fëmija të përshtatet në shkollën shqiptare nëse kthehen”, shton Aurela Konduri, mësuese në shkollën shqipe Janitsa.Kështu shpjegohet edhe interesimi tepër i madh për mësimin e gjuhës amtare dhe rritja e numrit të nxënësve në shkollën shqipe të shoqatës “Nënë Tereza”.
“Kam vënë re që ka një tendencë të largimit të emigrantëve që diskutohet në përgjithësi. Edhe rritja e numrit të fëmijëve pranë shoqatës sonë që ndjekin mësimin e gjuhës shqipe këtë vit rezulton si rritje pikërisht e këtij rreziku, pikërisht e këtij mendimi që ekziston në komunitetin shqiptar në Selanik”, tregon Valbona Hustyna, një tjetër mësuese e shkollës shqipe në Selanik.
“Ka ardhur koha që nuk shtyhet më këtu. Jemi dobët, shumë dobët dhe e kemi mendjen për tu kthyer në Shqipëri”, shprehet Vasil Maçi, teknik ndërtimi.
Ndërkohë, një studim i fondacionit grek për Politikën e Jashtme dhe Europiane (ELIAMEP) i paraqitur edhe në Tiranë, tregon se shumica e emigrantëve shqiptarë ngurrojnë të kthehen në Shqipëri pasi vlerësojnë se ka ende papunësi të madhe, varfëri, mungesë të rendit dhe se pasojat e krizës ekonomike bëhen tashmë çdo ditë e më të dukshme.
“Por edhe nëse ikin, siç diskutojnë nëpër kafene, thonë se edhe në Shqipëri është shumë vështirë”, deklaron Manol Domi, punëtor ndërtimi.
“Mendojmë se do të kthehemi, por një nga problemet kryesore është çështja e fqmijqve, shkollimi i fqmijqve, se do të jenë refugjatë siç ishim ne këtu. Do të jenë ata refugjatë në vendin e tyre. Problemi i dytë është ai i punësimit. Nuk ka punë për ata që janë atje. Po të shkojmë edhe ne është dyndje shumë e madhe dhe papunësi. Vetë shteti nuk ka ndonjë projekt, nuk sheh ndonjë qasje reale për punë atje”, thotë Petrit Vukaj, teknik ndërtimi.
Emigrantë në Greqi apo emigrantë në atdhe. Kjo është dilema e kësaj gjenerate shqiptarësh që për më se dy dekada u përpoqen të integrohet në një shtet të huaj dhe ja arritën, ndërsa tani pasiguria për të ardhmen nga kriza ekonomike dhe situata në atdhe e vendos përballë një vendimi kaq të vështirë. /albinfo.ch & top-channel/
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova 20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani... -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori













