Kosova
Emisarët evropianë, sot në Kosovë
Bëhet e ditur se i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mioslav Lajçak, i shoqëruar nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës, Italisë, do të jenë në Kosovë të shtunën, përcjell albinfo.ch.
Diplomatët do të priten në zyrën e Kryeministrit në orën 10:00, e më pas ata do të vazhdojnë në Serbi.
Siç kanë thënë ata, qëllimi i vizitës është që të arrihet progres konkret në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe depërshkallëzimin pas zhvillimeve të fundit.
Në takim marrin pjesë Emanuel Bonne, këshilltar për siguri dhe politikë të jashtme i presidentit të Francës, ai i kancelarit gjerman, Jens Plotner, dhe i kryeministrit të Italisë, Francesco Talo.
Takimi i fundit mes Kurtit dhe Vuçiqit është mbajtur më 14 shtator të këtij viti, ku palët kishin dështuar të pajtoheshin për një plan për sekuencimin e zbatimit të marrëveshjes, gjë për të cilën BE-ja e kishte lënë fajtore palën kosovare.
Ndërkohë, BE-ja po vazhdon t’i mbajë në fuqi masat ndëshkuese ndaj Kosovës dhe është duke shqyrtuar vendosjen e masave ndaj Serbisë, nëse dëshmohet lidhja e saj me sulmet e fundit në Banjskë në veri të Kosovës, më 24 shtator, ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku. Në përleshjet që pasuan mes grupit të armatosur dhe Policisë së Kosovës, u vranë edhe tre sulmues.
Kosova e ka akuzuar Serbinë se se ka tentuar ta “aneksojë tërë veriun e Kosovës” gjatë sulmit në Banjskë, përgjegjësinë për të cilin e mori Millan Radoiçiq, nënkryetar i deriatëhershëm i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, ndërsa Serbia i mohoi akuzat.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë Trajnimi në Dachau mblodhi mësues, përfaqësues institucionesh dhe ekspertë të arsimit, me synim forcimin e mësimdhënies... -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas -
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat
Jeta në Zvicër
-
Firma zvicerane shkurton orarin e punës gjatë vapës, punonjësit punojnë vetëm gjashtë orë Kompania nga Allschwil u dhuron punonjësve orët e humbura për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e... -
Ja cilat zona të Zvicrës sot janë nën alarm për stuhi -
Pamje e rrallë në Liqenin e Konstancës, shfaqet një “tornado uji” gjigant -
Stuhia “paralizon” Aeroportin e Cyrihut, anulohen 70 fluturime -
Një tjetër valë stuhish godet Zvicrën, autoritetet paralajmërojnë për përmbytje dhe breshër










