Integrimi
“Erë emërohen”, fitues i Konkursit të ISEAL-it dhe UNIL-it
Instituti Zviceran i Studimeve Shqiptare (ISEAL) dhe Universiteti i Lozanës (UNIL), organizuan ceremoninë e dhënies së çmimit letrar të Konkursit letrar «Rrënjë për t'u rritur gjetiu», organizuar nga UNIL dhe ISEAL
Në Bibliotekën e qytetit të Lozanës, me përkrahjen e qytetit të Lozanës, në ceremoninë e organizuar, të martën, më 18 dhjetor 2018, pjesëmarrësit patën rastin të njiheshin me 3 fituesit e këtij konkursi, por edhe të ndiqnin një program të thuktë artistik.
Fillimisht fjalën e mori Z. Fréderic Sardet, drejtor i Bibliotekës së qytetit të Lozanës, i cili përmendi edhe bashkëpunimin e mirë që kanë pasur edhe më herët me komunitetin shqiptar.
Pastaj fjalën e mori Z. Francis Cousin, Kryetar Nderi i ISEAL-it. Z. Cousin falënderoi Universitetin e Lozanës dhe sidomos Qendrën e Kërkimeve Letrare të Zvicrës franceze dhe drejtorin Daniele Maggetti për këtë konkurs akademik, në të cilin Z. Maggetti pati një përkushtim të rrallë. Falënderime drejtoi edhe në adresë të qytetit e Lozanës e në veçanti për Z. Oscar Tosato, drejtues i Qytetit, për përkrahjen e vazhduar për ISEAL-in dhe Bibliotekën e Lozanës për bashkëpunim.
Daniele Maggetti paraqiti idenë dhe përmbajtjen e këtij konkursi, të realizuar me Z. Driton Kajtazi, drejtor I ISEAL-it. Ka kohë që donim të bënim këtë konkurs dhe, falë Driton Kajtazit, u bë realitet.
Një botim i një libri me shkrimet më të mira dhe një seri e aktiviteteve do të organizohen në të ardhmen, theksoi Z. Maggetti, i cili edhe falënderoi anëtarët e jurisë për përkushtimin e tyre. Anëtarë të jurisë ishin: Prof. dr. Camille Luscher, Prof. dr. Nerimane Kamberi, Prof. dr. Daniel Maggetti (président), Corinne Desarzens, Prof. dr. Muriel Zeender Berset. Prof. dr. Berset është edhe zonja e parë e Konfederatës.

Visar Qusaj, drejtues i teatrit KURORA nga Nyoni, dhe Camille Luscher, nga Qendra e Përkthimeve Letrare të Universitetit të Lozanës, me leximet e fragmenteve të teksteve të fituesve të konkursit dhe Alban Lishi me saksofon, i dhanë ngjyrë të thellë letrare mbrëmjes.

Dhe, në fund, publiku pati rastin të njihej me fituesit e konkursit letrar.
Çmimi i parë i takoi Valmir Rexhepit për shkrimin “Erë emërohen”.
Zonja Carina Carballo e fitoi Çmimin e dytë me tekstin “Shamatë”
Çmimi i tretë i takoi Zonjës Renata Vujica me tekstin “Musa dhe unë”.

Ceremonia u nderua me prani të institucioneve akademike dhe letrare të Zvicrës franceze, me Ambasadorin e Shqipërisë në Zvicër, Z. Ilir Gjoni, me Ministren Konsulle të Kosovës në Bernë, Zonjën Valbona Fazliu, Konsullin e Kosovës në Cyrih, Z. Visar Rrecaj, Mediatorin e kantonit Vaud, Z. Christian Raetz, me historianin dhe kuadron e lartë të kantonit vaud Dr Olivier Meuwly, kuadron e Caritasit zviceran, z. Patrick Busmann me përgjegjësit e Shoqatës TEUTA nga Lozana, përgjegjësit e organizatës balkan.ch, deputetë të kuvendit komual të Lozanës, Kryetarin e ISEAL-it, Prof Dr Régis Marion Veyron, etj.

E-Diaspora
-
“Innovation & Leadership Conference 2026”, platformë që lidh inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër Më 6 qershor 2026, në Bern të Zvicrës do të mbahet konferenca “Innovation & Leadership Conference... -
Kandidatët e rinj nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenberger
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund t’u heqë privilegjet veturave elektrike Disa kantone si Cyrih përjashtojnë plotësisht veturat elektrike nga taksa e automjeteve, ndërsa të tjera ofrojnë... -
Parashikohet rritje e sigurimeve shëndetësore në Zvicër edhe në vitin 2027 -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenberger -
“Kino Kosova” hap edicionin e 5-të në Cyrih me filma, diskutime dhe muzikë















