Shkurt.ch
Euro në vend të frangave për punëtorët e huaj nga zonat kufitare?
Është reale dhe e mundshme që në një të ardhme, ndonjë nga ndërmarrjet në këtë zonë të fillojë të paguajë rrogat me euro në vend se me franga
Heqja e lidhjes në mes të kursit të euros dhe frangut, e bërë javën e kaluar nga Banka Nacionale e Zvicrës ka shkaktuar probleme edhe te pagesat e të ardhurave për punëtorët në zonat kufitare. Kështu, në regjionin e Bazelit, ndërmarrësit janë të shqetësuar se si do t`i kompensojnë pagat minimale dhe kështu e shqyrtojnë edhe mundësinë e kontestuar shumë, të pagesës me euro.
Marc Jaquet, kryetar i Federatës së Punëdhënësve në këtë regjion njëherësh shef i “Jaquet Tehnology” thotë se federatës tashmë i kanë ardhur ka kërkesa të kësaj natyre. Ai e merr si reale dhe të mundshme që në një të ardhme, ndonjë nga ndërmarrjet në këtë zonë të fillojë të paguajë rrogat me euro në vend se me franga, shkruan srf.ch. Në këtë mënyrë ndërmarrjet do të kursejnë shpenzimet dhe pjesërisht edhe do të kompensojnë të ardhurat e zvogëluara që kërcënojnë të vijnë si pasojë e frangut të forcuar.
Por, masat e tilla janë të kontestuara. Jaquet i kishte aplikuar ato para katër vitesh dhe për këtë kishte pasur shumë kritika nga sindikatat. Sipas tyre, pagesa në euro e punëtorëve të jashtëm (në këtë rast nga zona kufitare në Gjermani ose Francë) përbën shkelje të marrëveshjes me BE-në dhe është masë diskriminuese.
Por, Jaquet e kundërshton këtë pohim: “Ne e kemi bërë sqarimin juridik të këtij problemi dhe jemi të mendimit se nuk bëhet fjalë për diskriminim”. Por, ka thënë ai, është e rëndësishme që punëtorët e prekur nga ky ndryshim pagesash, të pajohen me një veprim të tillë
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë














