Kosova
Eurodeputeti holandez: I turpshëm kushtëzimi i liberalizimit të vizave për Kosovën
Sot, Thijs Reuten, eurodeputet nga Holanda, ka reaguar ndaj shtetit prej nga vjen dhe shteteve të tjera, për përmendjen e kushteve të reja për liberalizimin e vizave për Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Në një postim në Twitter, Reuten ka reaguar për lidhjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës me funksionalizimin e sistemit ETIAS.
Ai ka thënë se ky është vetëm një arsyetim për shtyrjen e liberalizimit për Kosovën, e cila “i ka plotësuar të gjitha kushtet, pas vitit 2018”.
“Thellësisht i turpëruar nga Qeveria e Holandës dhe katër (qeveri të tjera). Pasi Kosova i ka përmbushur të gjitha kërkesat në vitin 2018, si dhe pas një raporti shtesë jashtëzakonisht pozitiv, me kërkesë të Holandës, ata gjetën një arsyetim të ri për ta shtyrë udhëtimin pa viza për Kosovën”, ka thënë Reuteni.
Deeply ashamed of the Dutch government and four others. After 🇽🇰 fulfilling all requirements in 2018 + an extremely positive additional assessment upon 🇳🇱 request, they found a new excuse to postpone visa free travel for #Kosovo. @RSE_Balkan https://t.co/8D53WaXVQv
— Thijs Reuten 🇪🇺🌹 (@thijsreuten) October 14, 2022
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori












