Lajme
Fauci parashikon një kthim në normalitet të shpejti
Dr. Anthony Fauci, këshilltari kryesor i presidentit amerikan Joe Biden për koronavirusin, tha të dielën se është optimist se vendi mund të rikthehet në një shkallë normaliteti deri për Ditën e Pavarësisë më 4 korrik, por se megjithatë duhet të merren masa paraprake gjatë kësaj kohe për të shmangur një rritje të re të infeksioneve.
Shtetet e Bashkuara po përshpejtojnë ritmin e vaksinimeve të koronavirusit, me një shifër të lartë prej tre milionë injeksione të shtunën
Dr. Fauci tha në disa intervista se ai beson se Shtetet e Bashkuara do të kenë doza të mjaftueshme deri në fund të majit që çdo amerikan që dëshiron të mund të vaksinohet.
Zoti Biden tha javën e kaluar se të gjithë të rriturit, jo vetëm të moshuarit, duhet të kenë të drejtën të marrin vaksinën duke filluar nga 1 maji.
Udhëheqësi amerikan parashikoi se familjet mund të jenë në gjendje të mblidhen për Ditën e Pavarësisë në grupe të vogla.
“Mendoj se parashikimi për 4 korrikun është mjaft i arsyeshëm,” i tha Dr. Fauci emisionit “Fox News Sunday”.
Por ai gjithashtu paralajmëroi se pandemia paraqet ende rrezik në Shtetet e Bashkuara, me numrin e rasteve të reja që ka mbetur në 50,000 ose 60,000 në ditë gjatë javës së fundit.
Në CNN, ai tha se është një moment “shumë delikat”, duke përmendur rritjen e rasteve në Evropë kur zyrtarët atje lehtësuan kufizimet e koronavirusit.
“Ne mund ta shmangim këtë,” tha zoti Fauci. “Duhet të bëjmë sa më shumë vaksinime që të jetë e mundur.”
Ai tha se ritmi në rritje i vaksinimeve mund të ruhet dhe madje të rritet ndërsa SHBA hap më shumë qendra shëndetësore të komunitetit për vaksinat dhe më shumë farmaci fillojnë të japin vaksina.
Guvernatorët në disa shtete të SHBA-së kanë filluar të lejojnë bizneset të rifillojnë funksionimin normal dhe u kanë thënë banorëve në shtetet e tyre se nuk janë më të detyruar të mbajnë maska në publik.
“Nuk është absolutisht koha për të deklaruar fitoren,” i tha zoti Fauci televizionit Fox. “Gjithmonë ekziston rreziku i kthimin të rritjes së rasteve.”
Ai tha se lehtësimi i udhëzimeve për maskat dhe distancimin fizik është “i rrezikshëm”.
Megjithatë ai ofroi siguri që Qendrat qeveritare për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve po vazhdojnë të monitorojnë numrin e infeksioneve të reja dhe ritmin e vaksinimeve për të parë nëse kufizimet mund të hiqen gruadualisht.
Zoti Fauci i tha CNN-it se së shpejti do të dalin udhëzime të reja se sa e sigurt është për njerëzit që janë vaksinuar të udhëtojnë ose të jenë në një turmë njerëzish, ose që fëmijët të kthehen në shkollë duke mbajtur një- metër distancë në vend të dy metrave.
Ai tha se agjencia për kontrollin e sëmundjeve “do që të sigurohet se udhëzimet janë ato të duhurat”./VoA
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lorian Hajdini, mesfushori që po projekton të ardhmen në elitën e futbollit evropian Interesimi nga klube si Bayern München dhe TSG Hoffenheim përfaqëson një konfirmim të kapaciteteve të tij... -
Granit Xhaka hyn edhe në botën e filmit -
Zvicër
Punëtorë pa të drejta – ky është qëllimi i «Iniciativës për qëndrueshmëri» -
Shqiptari dyshohet si autori kryesor i vrasjes mafioze të berberit 26-vjeçar në Itali -
Gjermani
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane?
Jeta në Zvicër
-
Xhaka e Shaqiri në mesin e milionerëve të rinj në Zvicër Po ashtu përfshihen futbollistët Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Yann Sommer dhe Manuel Akanji... -
Lumenjtë dhe liqenet zvicerane morën 43 jetë vitin e kaluar -
Miu zviceran me inteligjencë artificiale synon të zëvendësojë testimin në kafshë të gjalla -
Glarus: Arrestohet shqiptari me një kilogram heroinë dhe para të gatshme -
Fillon montimi i avionit të parë zviceranë F-35














