Shqipëria

Fillon ndërtimi i tubacionit të gazsjellësit transadriatik (TAP) në Shqipëri

Ka filluar ndërtimi i tubacionit të gazsjellësit transadriatik (TAP) për të sjellë gazin natyror të Azerbajxhanit në Europë, ka njoftuar TAP AG, operatori i tubacionit.

Në këtë manifestim morën pjesë kryeministri Edi Rama, ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri, drejtori ekzekutiv i TAP, Luca Schieppati dhe personalitete të tjerë, shkruajnë mediat e huaja, përcvjell Albinfo.ch.

Përgatitjet për shpimin e një mikrotunneli prej 105 km në tubacionin nëntokësor nga TAP dhe saldimi i tubave kanë filluar. Sipas orarit TAP, ndërtimi i kësaj pjese të tubacionit do tërealizohet në vitin 2019.

Drejtori ekzekutiv i TAP, Luca Schieppati, menaxher i projektit TAP, John Haynes dhe menaxheri i TAP për Shqipëri, Malfor Nuri, kanë folur në këtë manifestim.
Kompania Saipem do të përfshijë rreth 10 anije në punët ndërtimore në det të hapur.

Sa për rikujtim, bazat e tubacionit TAP u hodhën më 17 maj 2016 në Selanik të Greqisë. Bordi i Drejtorëve të Bankës Europiane të Investimeve ka ratifikuar më 6 shkurt financimin e 1.5 miliardë eurove për tubacionin e gazit TAP që do të kalojë nëpër Greqi, Shqipëri dhe nën Detin Adriatik para se të bashkohet me brigjet e Italisë Jugore ku do të lidhet me rrjetin e gazit natyror të Italisë, transmetonj Albinfo.ch. Ky projekt është pjesë e korridorit jugor të gazit dhe është një nismë e filluar nga Këshilli i Europës, Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian në kuadrin e politikës energjetike të Bashkimit Europian.

97 për qind e shpimit të gërmimit të pjesës së Greqisë dhe Shqipërisë, tashmë është përfunduar. Deri më tani është duke përfunduar shpimi i gërmimit në një shteg prej 744 km të pjesës së Greqisë dhe Shqipërisë (765).

Të paktën 98 për qind e tubave që do të përdoren në ndërtimin e pjesës së Greqisë dhe Shqipërisë janë përafruar në skaj të pistës. 750 km tuba të seksionit të Greqisë dhe Shqipërisë, 765 km të gjatë, janë vendosur në buzë të pistës.

Përveç kësaj, 66 për qind e tokës së përdorur në ndërtimin e sektorit TAP të Shqipërisë është rehabilituar tërësisht. Është rehabilituar edhe një pjesë prej 143 km e tubacionit të Shqipërisë (215 km), informon më tej Albinfo.ch.

Në fillim të shtatorit, një pistë prej 756 km në pjesën prej 765 km të Shqipërisë dhe Greqisë të tubacionit transadriatik, u zhvillua dhe u vlerësua plotësisht. Përveç kësaj, 97 për qind e tubave ishin ngjitur së bashku në të dy vendet dhe rreth 90 për qind e tyre u çmontuan në kërkim.

Një gjurmë prej 215 km e seksionit TAP (550 km) që do të kalojë nëpër Shqipëri është rregulluar dhe vlerësuar plotësisht, tubat janë vendosur përgjatë pistës. 205 km tuba u ngjitën së bashku dhe rreth 189 km tuba u mbuluan.

Një shtrirje prej 540 km e tubacionit që do të kalojë territorin grek, është rregulluar dhe vlerësuar. Përafërsisht 538 km tuba u rreshtuan në skajin e pistës dhe u ngjitën së bashku. U mbuluan 504 km tuba dhe u rehabilitua një pistë prej 430 km.

Ndërtimi i dy stacioneve të kompresorëve, i pari në Kipoi, Greqi dhe i dyti në Fier, Shqipëri, filloi në tremujorin e parë të vitit të kaluar dhe puna po ecën sipas planifikimit. Më shumë se 60 për qind e punëve ndërtimore në stacionin e kompresorit Kipoi, tashmë kanë përfunduar. Tre turbinat me gaz janë instaluar. Turbokompresorët u dërguan në stacionin e Fierit dhe u instaluan atje. Furnizimi me energji elektrike dhe instalimi i pajisjeve kanë filluar. Gjithsej, më shumë se 50 për qind e ndërtimit në stacionin komercial të Fierit është përfunduar, shkruan me tej Albinfo.ch.

Paralelisht me ndërtimin e stacioneve të kompresorëve, po ndërtohet një stacion matës pranë rajonit të Bilishtit në Shqipërinë Lindore. Të paktën 50 për qind e punëve ndërtimore në stacionin matës tashmë kanë përfunduar. Ndërtimi i kompresorëve dhe stacioneve matëse do të zgjasë rreth dy vite.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), gjatë këtij viti planifikon të ndajë 1.2 miliardë euro kredi për tubacionin transadriatik (TAP). Shuma e pritur do të jetë nga 500 milionë euro në hua të drejtpërdrejta dhe deri në 700 milionë euro në hua të bashkëngjitura. Vendimi përfundimtar duhet të sillet nga mesi i vitit.
Deri më tani janë realizuar më shumë se 77 për qind e punëve, duke përfshirë inxhinierinë, prokurimin dhe punët ndërtimore.

Ndërtimi i dy stacioneve të kompresorëve, i pari në Kipoi, Greqi, dhe i dyti në Fier, Shqipëri, po vazhdon. Përveç kësaj, një stacion matës po ndërtohet afër rajonit të Bilishtit në Shqipërinë Lindore.

Ndërtimit i tubacionit të gazit konsiderohet zinxhiri më i madh në mbarë botën, korridori i gazit jugor i gjatë rreth 3,500 km, përbëhet nga tubacioni i Kaukazit Jugor, tubacioni transanatolian i gazit (TANAP) dhe transadriatik (TAP) i cili do të duhet të transportojë gazin e nxjerrë nga depotë në Chahdeniz të Azerbajxhanit, për në tregun botëror.

Tubacionit transadriatik me gjatësi prej rreth 878 km (550 km në Greqi, Shqipëri 215 km, 105 km nën detin Adriatik, 8 km Itali), që ka një diametër prej 48 inç (38 inç në pjesën nëntokësore) do të bashkohet me tubacionin transanatolian (TANAP) në Kipoi, një fshat grek në kufirin turko-grek. Projekti TAP përfshin transportin e gazit të nxjerrë nga depozita Chahdeniz-2 në Italinë Jugore, pastaj në Europën Perëndimore, nëpërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, duke kaluar nëpër detin Adriatik. Kapaciteti fillestar i TAP, i cili do të hyjë në shërbim në vitin 2020, do të jetë 10 miliard m3 në vit.

Aksionerët e projektit TAP janë: BP (20 për qind), SOCAR (20 për qind), SNAM (20 për qind), i Fluxys belg (19 për qind), Enagás nga Spanja(16 për qind) dhe Axpo nga Zvicra (5 për qind).