Lajme
Fillon testi i parë i vaksinës anti-koronavirus
Ka filluar testi i parë i vaksinës kundër koronavirusit, quajtur shkencërisht si COVID-19 që po çon botën në kolaps.
Ky zhvillim i konfirmua nga Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).
Ghebreyesus vuri në dukje se testi filloi “vetëm 60 ditë pasi Kina ndau genin e virusit”, por nuk specifikoi se ku po bëhej testi.
Edhe pse testimi është një moment historik në luftën kundër përhapjes së sëmundjes, zyrtarët thonë se do të duhet të paktën 12 deri në 18 muaj që vaksina të jetë e disponueshme për përdorim publik.
Është për këtë arsye që OBSH dhe partnerët e saj kanë organizuar një studim në vendet ku disa nga trajtimet e paprovuara krahasohen me njëra-tjetrën.
Ndër vendet që kanë konfirmuar se do të bashkohen në “testin e solidaritetit” janë Argjentina, Bahreini, Franca, Irani, Afrika e Jugut, Kanada, Norvegjia, Spanja, Zvicra dhe Tajlanda.
“Ne e dimë që shumë vende tani po përjetojnë përshkallëzim të epidemisë dhe ndjehen të mbingarkuar, por ka shpresë. Ata mund të zvogëlojnë barrën e sistemit shëndetësor dhe të ndihmojnë në adresimin e epidemive duke lejuar masa të synuara dhe të përqendruara. Por për të kontrolluar epidemitë vendet duhet të izolohen për të testuar, trajtuar dhe ndjekur virusin. Nëse nuk veprojnë kështu, zinxhirët e transmetimit mund të vazhdojnë në një nivel të ulët dhe më pas të vijnë në jetë kur të hiqen masat për distancimin fizik”, tha Ghebreyesus.
Ai gjithashtu tha që OBSH vazhdoi të besojë se izolimi, testimi dhe trajtimi i çdo rasti të dyshuar dhe gjetja e çdo kontakti duhet të jetë shtylla kurrizore e përgjigjes ndaj pandemisë në secilin vend.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit Këtë vit, të huajve u lejohet të vizitojnë përsëri Badi Pruntrut - por ata paguajnë dyfishin... -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë”













