Kinema
Filmi “Martesa” nga Blerta Zeqiri shfaqet në Linz të Austrisë
Pas sukseseve të shumta nëpër festivale të ndryshme ndërkombëtare, filmi “Martesa” do të shfaqet në festivalin e filmit Crossing Europe në Linz të Austrisë.
Festivali ka filluar të mbahet nga data 25 prill dhe do të zgjatë deri më 30 prill. Sipas kalendarit, filmi i metrazhit të gjatë “Martesa” i regjisores Blerta Zeqirit dhe Kreshnik Berishës do të prezantohet me datën 27 prill, ditën e premte nga ora 15:15 minuta, shkruan “albinfo.ch”.
Filmi “Martesa” flet për një temë tabu në shoqërinë kosovare, për dashurinë e ndaluar në mes dy burrave. Megjithatë, përkundër temës, që para disa vitesh mund të konsiderohej kontroversë, deri më tani reagimet në rrjetet sociale kanë qenë jashtëzakonisht të mira.
“Dasma do të zhvillohet edhe dy javë. Anita dhe Bekimi janë në përgatitjet përfundimtare për ditën e tyre të madhe. Megjithëse po presin lajmet për fatin e prindërve të Anitës, të cilët janë të zhdukur që nga lufta e Kosovës në vitin 1999, familja e Bekimit po mundohet të kontrollojnë gjithçka që të shkon sa më mirë në dasmën e tyre. Megjithatë, gjithçka duket se komplikohet, kur Noli, ish i dashuri i Bekimit kthehet nga jashtë dhe bëhet gjithçka tashme e qartë: Noli është ende në dashuri me Bekimin. Dasma bëhet skenë e tensioneve intensive”, kështu e përshkruan faqja zyrtare e festivalit, filmin “Martesa”.
Për javë të tëra, Filmi “Martesa” ishte më i shikuari i këtij viti në kinematë në Prishtinë dhe Tiranë.
Rolët kryesore në këtë film i luajnë aktorët: Adriana Matoshi, Alban Ukaj dhe Genc Salihu
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit Albanifest Winterthur është festivali më i madh vjetor që zhvillohet në një qytet të vjetër, në... -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës
Jeta në Zvicër
-
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite Kjo gjithashtu përfaqëson një rekord të ri të nxehtësisë të të gjitha kohërave për stacionin meteorologjik... -
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë -
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë













