Kinema
Filmi “Roma” merr çmimin e kritikës si filmi më i mirë
Ceremonia e sivjetme e ndarjes së shpërblimeve “Critics Choice Awards”, ishte përplot befasi. Një ndër momentet më të rëndësishme të mbrëmjes ishte moment kur çmimi “Aktorja më e mirë” u nda mes dy aktorëve, Glenn Close dhe Lady Gaga.
Aktorja veteran Close dhe këngëtarja e shëndërruar në aktore, Gaga, u nderuan për performancat e tyre të shkëlqyera në filmat “The Wife” dhe “A Star Is Born”.
Gaga poashtu e fitoi një shpërblim “Critics Choice” në kategorinë “Kënga më e mirë” për këngën “Shallow” që ishte kolonë zanore e filmit ku ajo luan krahas aktorit dhe regjisorit, Bradley Cooper.
Edhe një tjetër shpërblim u nda mes dy aktoreve, ai i kategorisë “Aktorja më e mirë në film televiziv”, i cili shkoi për yjet Amy Adams dhe Patricia Arquette. Ndër fituesit tjerë të rëndësishëm të mbrëmjes ishte, filmi i regjisorit meksikan Alfonso Cuarón, “Roma”, i cili i fitoi çmimet “Filmi më i mirë”, “Regjisori më i mirë” dhe “Filmi më i mirë i huaj”.
Aktori, Christian Bale, u largua nga ceremonia me çmimin “Aktori më i mirë” duke u nderuar për portretizimin e shkëlqyer të ish zëvendës Presidentit Dick Cheney në filmin “Vice.” Sa i përket kategorive për seri televizive, ishte komedia e Amazon-it “The Marvelous Mrs. Maisel” dhe drama e kanalit FX “The American”, ato të cilat morën më ë shumti shpërblime, përfshirë këtu edhe projektin shumë të suksesshëm televiziv “The Assassination of Gianni Versace: American Crime Story.”
E-Diaspora
-
Rama nxit mërgimtarët të kthehen në Shqipëri për të investuar Kryeministri Edi Rama ka nxitur emigrantët që të kthehen në Shqipëri dhe të investojnë në vendin...
-
Mundësi për diasporën që të kontribuojë në vendlindje
-
Belgjikë: Arrestohen 13 shqiptarë
-
Rama apel diasporës: S’do ta keni të vështirë për kë do të votoni
-
Berisha: Po bëjmë gjithçka që procesi i votimit nga diaspora të jetë transparent
Jeta në Zvicër
-
Fqinjët e Zvicrës “nuk janë model” në politikën fiskale, thotë ministrja e financave Ministrja zvicerane e financave Karin Keller-Sutter mbrojti respektimin e vendit me frenimin e borxhit të shtunën....
-
Bazel: Eurovisoni po kërkon 700 vullnetarë
-
Mundësi për diasporën që të kontribuojë në vendlindje
-
Zvicra gati për Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos
-
Zvicra renditet ndër shtetet që ofron ndihmë më së shumti në botë