Kinema
Filmi “Zgjoi”, nga 5 nëntori, në kinematë amerikane
Filmi “Zgjoi” po shënon suksese të njëpasnjëshme ndërkombëtare, me nominime në festivalet më prestigjioze në botë, ndërsa është kandidat edhe për çmimin “Oscar”, transmeton albinfo.ch.
Filmi “Zgjoi”, me skenar dhe regji të Blerta Bashollit, do të nisë të shfaqet edhe në kinematë amerikane nga 5 nëntori.
Kështu ka bërë të ditur vetë aktorja, e cila është protagonist në këtë film, Yllka Gashi.
Gashi ka bëri të ditur se nga 5 nëntori filmi do të shfaqet në New York dhe 12 nëntor në Los Angeles.
Aktorja, ndër tjera, ka kërkuar përkrahje e bashkatdhetarëve në Amerikë për blerjen e biletave online për ta parë në Amerikë.
“Hive-Zgjoi”, me skenar dhe regji të Blerta Bashollit, me Yllka Gashin në rolin kryesor, filmi më i sukseshëm i kinematografisë shqiptare deri sot, fitues i trefishtë në Sundance 2021 dhe fitues i shumë çmimeve të tjera ndërkombëtare, do të fillojë shfaqjen në kinematë amerikane nga data 5 Nnëntor në New York, në Film Forum dhe 12 nëntor në Los Angeles në Laemmle’s Royal Theater”, ka shkruar ndër të tjera Yllka në postim.
Ndërkohë, kujtojmë që “Zgjoi” pati premierën publike në Kosovë më 28 tetor.
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Zvicër
-
Komiteti parlamentar zviceran kërkon 15 milionë CHF për Kampionatin Evropian të Futbollit për Femra 2025 Një komitet i Dhomës së Përfaqësuesve të Zvicrës ka votuar në favor të një propozimi për...
-
Presidenti i SNB-së paralajmëron për goditje të mundshme inflacioni në Zvicër
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
-
SNB, 58.8 miliardë fitim neto në tremujorin e parë
-
Konsumatorët zviceranë kanë më shumë para, por më pak fuqi blerëse