Gruaja
Flaka Jahaj prezanton koleksionin e saj në “Modesuisse” në Zvicër
Kreatorja shqiptare e njohur në Zvicër, Flaka Jahaj, po vazhdon me suksese të reja në fushën e modës. Koleksionet e saj tashmë kanë depërtuar në tregun e modës zvicerane, madje ajo vlerësohet si një nga kreatoret më të mira të këtij shteti. Ka përfunduar studimet master për dizajn të modës në Paris dhe Londër, ndërsa puna e saj është shpërblyer me çmime të ndryshme, ku më i rëndësishmi është vendi i parë në“Swiss Design Awards 2014”. Flaka, e cila është e lindur në Prishtinë, por që prej shumë vjetësh bashkë me familje jeton në Zvicër, është në përgatitje të sfilates më të re, ku do të prezantojë kreacionet e saj në “Modesuisse” në Cyrih të Zvicrës.
“Më 8 shkurt 2016 do të paraqitem me koleksionin tim më të ri për sezonin vjeshtë/dimër 2016/2017. Ky është edicioni i 9-të i “Modesuisse”, i cili organizohet dy herë në vit dhe do të mbahet në Migros Museum Gegenwartskunst në Cyrih”, ka thënë Flaka për albinfo.ch.
Dizajnatorja shqiptare thekson se inspirimin për kreacionet e saj e gjen te veshjet dhe kultura shqiptare. “Marka ime quhet “IAHAI”, veshjet i prodhoj në Prishtinë, por prezantimin dhe shitjen i bëj në Zvicër. Inspirimi im është gjithmonë tek folklori dhe tradita shqiptare, por që i shndërroj në dizajn modern për klientë në Zvicër”, tregon ajo.
Flaka Jahaj ka deklaruar se dëshira e saj është që një ditë të bëjë kreacione për këngëtaren shqiptare Rita Ora, pasi që siç thotë ajo, Rita është një imazh i të gjithë shqiptarëve në botë!
http://iahai.international/flaka/
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina















