Kosova
Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” fajëson Ministrinë e Drejtësisë për largimin e avokatëve
Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”, ka njoftuar se kufizimi i shpenzimeve të mbrojtjes nga Ministria e Drejtësisë, ka pamundësuar vazhdimin e kontratës me një pjesë të ekipit mbrojtës, raporton Express.
“Si pasojë e rishikimit të akteve nënligjore nga Ministria e Drejtësisë, me të cilat është kufizuar tejmase mundësia për kompensimin e shpenzimeve të ekipeve mbrojtëse në procesin gjyqësor të Hagës, edhe përkundër që ligji në fuqi ka krijuar bazën juridike për të mbuluar këto shpenzime, rrugëzgjidhja e vetme ishte ndërprerja e kontratës me një pjesë të ekipit mbrojtës të z. Thaçi për shkak të pamundësisë financiare për t’i mbuluar këto shpenzime”, thuhet në reagim.
Në reagim po ashtu bëhet e ditur se pothuajse i gjithë angazhimi i ekipeve të mbrojtjes së Thaçit është mbuluar “nga kontributi i familjarëve dhe njerëzve vullnetmirë”.
“Duke mos dashur që të bëhen barrë e shtetit, familja e presidentit Thaçi asnjëherë nuk e ka shfrytëzuar skemën e mbështetjes së Ministrisë së Drejtësisë për më tepër se tri vite, e cila u mundësohet bazuar në legjislacionin primar e sekondar dhe ajo do të vazhdojë t’i mbulojë vetë shpenzimet e tyre familjare. Por, procesi po stërzgjatet përtej çdo parashikimi dhe shpenzimet e ekipeve të mbrojtjes po bëhen të papërballueshme për familjen dhe njerëzit vullnetmirë, prandaj si fondacion jemi të shqetësuar për procesin e mëtejmë dhe pamundësinë për t’iu përgjigjur kërkesave të mbrojtjes. Duke shprehur mirënjohje për të gjithë kontributdhënësit, kërkojmë që çështja e shpenzimeve për mbrojtjen juridike të trajtohet me seriozitetin më të lartë nga institucionet e vendit”, thuhet në reagim.
Ndryshe, Ministria e Drejtësisë tha dje se ka kryer të gjitha obligimet lidhur me pagesën apo kompensimin e mbrojtjes së Hashim Thaçit.
“Për më shumë, vetëm për vitin 2023, Ministria e Drejtësisë ka realizuar pagesa për mbrojtësit e z. Hashim Thaçi në shumën prej 1,371,800.00 Euro. Pagesa për mbrojtjen e z. Hashim Thaçi janë realizuar për vitet 2021, 2022 dhe 2023. Për vitin 2021 është realizuar pagesë prej 1,024,301.02 Euro, për vitin 2022 pagesa është realizuar në shumën prej 1,087,200 Euro, dhe për vitin 2023 – është realizuar pagesë në shumën prej 1,371,800 Euro”, u tha në reagim.
Tutje, MD tha se realizon pagesa vetëm me avokatet më të cilët ka marrëveshje, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
“ Aktualisht, Ministria e Drejtësisë ka Marrëveshje me avokatin mbrojtës të Hashim Thaçit, Luka Misetiq, të cilit në përputhje me Marrëveshjen, i realizon të gjitha pagesat me kohë. Ndërsa për avokatet tjerë potencial, qoftë edhe privat, të cilët angazhohen nga z. Thaçi, Ministria e Drejtësisë nuk ka Marrëveshje dhe nuk mbanë përgjegjësi për realizmin e pagesave”./Gazeta Express
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në













