Bota
Franca dhe Gjermania zbusin kërkesat për pranimin e refugjatëve në BE
Franca dhe Gjermania kanë propozuar te enjten që qeveritë e Bashkimit Evropian që refuzojnë të pranojnë refugjatë mund të paguajnë për t’u përjashtuar nga sistemi i bllokut për shpërndarje të migrantëve.
Sipas një dokumenti që ka qarkulluar në mes të ministrave të Brendshëm të BE-së në Bruksel dhe është parë nga agjencia e lajmeve, Reuters, plani parasheh që pranimi i migrantëve të jetë sërish obligim për qeveritë e bllokut mirëpo përjashtime mund të bëhen nëse shtetet kanë “masa alternative të solidaritetit”.
Arritjet e migrantëve dhe refugjatëve nga Mesdheu janë nën 100,000 persona këtë vit sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, mirëpo fluksi i vitit 2015 ka gjetur bllokun të papërgatitur dhe ka shtyrë qeveritë jugore dhe lindore të BE-së kundër migrimit, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Në dokument është thënë se Bashkimit Evropian i duhet një mekanizëm i duhur për të anashkaluar situatën në të cilën të gjitha qeveritë e BE-së do të kenë mundësi për të paguar përgjegjësitë e pranimit të këtyre personave.
Presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani ka thënë në muajin tetor se më shumë para për zhvillimin e Afrikës mund të jenë kompromis i pranueshëm për vendet e Evropës Lindore, të cilat kanë refuzuar të pranojnë migrantë kryesisht nga shtetet myslimane.
Gjermania, Franca dhe Holanda kanë kërkuar më parë solidaritet nga të gjitha vendet e BE-së, mirëpo tani duket se për ata është më e përshtatshme skema e pagesës që ka qenë pjesë e disa propozimeve të Komisionit Evropian më 2015, shkruan REL, përcjell Albinfo.
Mirëpo secila marrëveshje politike do të marrë kohë, edhe për faktin se kryeministri hungarez Viktor Orban dhe Qeveria italiane kanë ndërtuar imazhin e tyre politik në politika kundër migrantëve.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicra frankofone: Apartamentet bëhen të pabanueshme gjatë vapës, qiramarrësit mund të kërkojnë ulje Shoqatat e qiramarrësve në Zvicrën frankofone thonë se temperaturat ekstreme po i bëjnë disa banesa të... -
Gjinekologu dënohet për vepra seksuale ndaj pacienteve në Zvicër -
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër












