Lajme
Franca e bën të detyrueshme maskën në ambiente të mbyllura

Franca do të bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskës në të gjitha ambientet e mbyllura publike, veçanërisht në dyqane, duke filluar që nga java e ardhshme, njoftoi kryeministri Jean Castex në Senat, përcjell albinfo.ch.
“Ne parashikojmë një hyrje në fuqi të këtyre dispozitave që prej 1 gushtit. E kuptoj që ky afat është i vonuar, dekreti do të hyjë në fuqi javën e ardhshme”, theksoi kryeministri gjatë deklaratës së tij para senatorëve.
Ai ka shtuar se një vendim i tillë po merret për të frenuar përhapjen e koronavirusit në Francë.
“Mbajtja e maskës përbën me respektimin barrierave një masë parandaluese dhe mbrojtje efikase”, nënvizoi ai.
Ky vendim u mirëprit nga të gjithë ata të cilët kishin kërkuar një masë të tillë dhe aplikimin e saj edhe në vendet e punës.
E-Diaspora
-
Gazeta zvicerane për koncertin e Filharmonisë në Bernë: Një mrekulli e pazëvendësueshme Përshtypje e publikuar nga koncerti i Filharmonisë në Bernë....
-
Finalizohen tekstet mësimore të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare për diasporën
-
Iftari i bashkimit: “ Xhamia Shqiptare Shtëpia e Paqes” dhe Kisha Reformiste së bashku në sofrën e Iftarit
-
Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Lozanës feston 30 vjetorin me një mbrëmje gala
-
Një hap më afër suksesit: swissalbs lidh studentët dhe liderët e industrisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra kërkon masa urgjente për të trajnuar më shumë mjekë Zvicra duhet të ndërmarrë hapa konkretë për të trajnuar më shumë mjekë dhe për të reduktuar...
-
Gjykata kantonale konfirmon vendimin për kufirin e shpejtësisë 30 km/h në Baselstrasse në Lucern
-
Qiratë në Zvicër vazhdojnë të rriten
-
Gjetja e një pune në Cyrih a është e lehtë nëse flisni anglisht?
-
Deputetët nuk duan të taksojnë të pasurit në trashëgiminë e tyre