Bota
Franca po përpiqet të shpëtojë marrëveshjen me Iranin
Zarif tha se Irani nuk do të rinegociojë marrëveshjen bërthamore
Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, thotë se bisedimet me presidentin francez, Emanuel Macron, që synojnë të shpëtojnë një marrëveshje ndërkombëtare të vitit 2015, ishin “produktive”.
“Franca ka paraqitur disa sugjerime dhe ne prezantuam disa sugjerime se si të zbatohet [marrëveshja bërthamore] dhe hapat që të dyja palët duhet të ndërmarrin”, u citua Zarif nga media iraniane, përcjell albinfo.ch
Zarif tha se Irani nuk do të rinegociojë marrëveshjen bërthamore, të cilën nënshkruesit evropianë janë përpjekur ta mbajnë gjallë pas daljes së Uashingtonit vitin e kaluar.
Pas daljes nga marrëveshja, SHBA-ja rivendosi sanksione Teheranit.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se marrëveshja i mundësonte Iranit të posedojë armë bërthamore.
Macron ka dërguar dy herë këshilltarin e tij diplomatik, Emmanuel Bonne, në Teheran për bisedime me zyrtarët iranianë kohët e fundit në përpjekjet për ta mbajtur marrëveshjen gjallë.
Takimi në Paris vjen një ditë përpara fillimit të një samiti tre-ditor të G7 (shtatë vendet më të industrializuara të botës) në qytetin francez të Biarritzit.
Përkundër faktit se Irani ka thënë se po i përmbahet marrëveshjes bërthamore, më 22 gusht, ka prezantuar një sistemi të ri raketor, të ndërtuar në nivel lokal.
Presidenti iranian, Hassan Rohani, ka thënë në një fjalim se sistemi raktor tokë-ajër është krijuar meqenëse “armiqtë e Iranit nuk e kuptojnë logjikën, as ne nuk do të përgjigjemi me logjikë”.
Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Iranin si sponsorizuesin kryesor të terrorizmit në rajon, dhe kanë thënë se nuk do të lejojnë kurrë që Teherani të posedojë armë bërthamore.
E-Diaspora
-
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ABSM Basel – Instituti i Trajnimit dhe Këshillimit për... -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C Rajoni i Bazelit regjistroi temperaturat më të larta, pasi gjatë ditës së enjte termometri arriti deri... -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin -
Vala e të nxehtit detyron kufizimin e prodhimit në centralet bërthamore franceze -
Në Zvicër do të mbahet referendum për kontrollin e qirave













