Lajme
Frangu i fortë ndikon në rezultatet e Bankës Nacionale Zvicerane
Gjatë tremujorit të parë 2012, Banka Nacionale Zvicerane (SNB-BNS) ka realizuar një humbje prej 1.73 miliardë frangash zvicerane
Sipas raportit ndërmjetësor, një vit më herët institucioni i cili emeton monedhën zvicerane pati realizuar një fitim prej 1.86 miliardë frangash zvicerane, njoftojnë mediet e vendit.
Sa i përket humbjeve lidhur me pozicionet e devizave të huaja, për tremujorin e parë të këtij vitim ata kapin shumën e 2.6 miliardë frangash zvicerane. Frangu zviceran është shtrënguar sërish karshi monedhave të huaja kryesore në tregun e devizave. Nga ana tjetër, një fitim në vlerë prej 760 millionë frangash zvicerane është realizuar mbi rezervën e arit.
Rezultati i SNB-BNS varet kryesisht nga evolucioni i tregut të arit, të shkëmbimeve si dhe të kapitalit.
Sa i përket fondit për stabilizim, ai është duke shënuar një evolucion pozitiv, duke realizuar kështu një fitim tremujor prej 153 milionë dollarësh amerikanë, gjë që ka ndikuar me 111 milionë franga për konsolidimin e rezultatit tremujor.
E-Diaspora
-
Nga pushimet në Kosovë në pranga: Babai dhe vajza nga Franca dyshohen për vrasje në Ferizaj Familja, e cila jeton dhe vepron në Paris të Francës, kishte ardhur për pushime në Kosovë.... -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35”
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori













