Lajme
Gana, vendi i 86-të që ka njohur Kosovën
Shteti i fundit që e kishte njohur Kosovën ishte Kuvajti, që e bëri këtë më 11 tetor 2011
Republika e Ganës e ka njohur shtetin e Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Behgjet Pacolli në një konferencë për media.Pacolli njëkohësisht ka bërë edhe një prezantim të rezultateve nga lobimi për rritjen e numrit të njohjeve të Kosovës. Pacolli ka thënë se po lobon në Lindjen e Largët dhe në shtetet e Pacifikut, dhe se në fund të këtij muaji dhe në fillim të muajit shkurt do vizitojë Amerikën Qendrore dhe shtete e Karikomit, nga ku premton se do të sjellë njohje të reja.
Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe njohjet që janë premtuar nga shtetet e Karikomit e që nuk kanë ardhur ende, por thotë se ka ndikuar shteti ynë fqinjë Serbia që ato të vonohen.
Gana që bëhet shteti i 86-të që tashmë zyrtarisht e ka njohur Kosovën. Gana ka rreth 25 milionë banorë dhe renditet në vendet me ngritjen më të shpejtë ekonomike në botë.
Shteti i fundit që e kishte njohur Kosovën ishte Kuvajti, që e bëri këtë më 11 tetor 2011
E-Diaspora
-
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë Fluturimi Prishtinë–Berlin u anulua pasi avioni u kthye në aeroport pak minuta pas ngritjes. Dyshohet se... -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj
Jeta në Zvicër
-
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS Zvicra mund të lejojë gardhet virtuale për bagëtitë, lopët do të mbajnë qafore me GPS në... -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno











