Lajme
Gati marrëveshja për ekstradim me SHBA-të
Me marrëveshjen e re, thyhet ajo e vitit 1901, e nënshkruar ndërmjet SHBA-së dhe Mbretërisë së Serbisë
Autoritet kosovare deri më tani kanë të nënshkruara rreth 30 marrëveshje ekstradimi me shtetet e ndryshe të botës, ndërsa janë në finalizim edhe të marrëveshje së re me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Me këtë marrëveshje thyhet ajo e vitit 1901, e nënshkruar ndërmjet SHBA-së dhe Mbretërisë së Serbisë.
Që nga viti i kaluar Ministria e Drejtësisë e Kosovës dhe sektori i drejtësisë i Departamentit Amerikan të Shtetit kanë nisur bisedimet për një marrëveshje ekstradimi.
Kjo marrëveshje, sipas zyrtarëve në Kosovë është në fazën finale të negocimit. Zëdhënësja e Ministrisë së Drejtësisë, Saranda Salihu, ka thënë për RTK se marrëveshja pritet të lehtësoj procedurat ekstradimit, e të kërkuarve, sidomos atyre për terrorizëm.
“Marrëveshja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është në proces dhe pritet të nënshkruhet së shpejti. Marrëveshja është e natyrës së përgjithshme, sikurse me të gjitha shtetet e tjera. Kjo pritet të lehtësoj procedurat e ekstradimit të personave të kërkuar për krime të ndryshme”, ka i ka thënë Salihu.
Autoritet amerikane në muajin mars në raportin për trafikimin narkotikëve kanë paralajmëruar një marrëveshje ekstradimi me Kosovën. Gjykatësit e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit kanë refuzuar disa herë kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për ekstradimin e shtetasve të Kosovës në këtë vend.
Gjykatësit evropianë në Kosovë konsideronin se kërkesat amerikane për ekstradim të shtetasve kosovarë janë në shpërputhje me sovranitetin e Kosovës. Gjykatësit evropianë në këto raste kontestojnë vlefshmërinë e Marrëveshjes për ekstradim të datës 21 tetor 1901, e nënshkruar mes Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Serbisë, mbi bazën e së cilave bëhen kërkesat për ekstradim.
Ndryshe Kosova ka marrëveshje për ekstradim me rreth 30 shtete, në mes e të cilëve është edhe Zvicra. Me shtetin helvetik Kosova ka nënshkruar marrëveshje me 1 qershor 2012, që nënkupton transferimin e personave të burgosur nga Zvicra në Kosovë dhe anasjelltas
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi Pasi u godit nga rrufeja, një fluturake e kompanisë Swiss u kthye në Cyrih pas vetëm... -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit -
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit










