Lajme
Gjashtë muaj me barrikada
Autoritetet kosovare shpresojnë që në ditët dhe javët e ardhshme të gjejnë një zgjidhje për të relaksuar situatën në veri të Kosovës
Kjo pjesë e Kosovës ka mbetur “e barrikaduar” edhe gjashtë muaj pas aksionit policor për marrjen e kontrollit të pikave kufitare atje.
Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Dukagjin Gorani, thotë për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e vendit vazhdon të jetë e gatshme për të zbatuar në terren parimet themelore të Planit Ahtisaari, gjë që, sipas tij, duhet të shkojë paralelisht me arritjet në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd.
Më 25 korrik të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës i pati dhënë urdhër njësisë speciale të Policisë së Kosovës që të rimarrë kontrollin në pikën kufitare 1 dhe 31 në veri të Mitrovicës. Pas kundërshtimit të ashpër të serbëve lokalë dhe reagimeve të shumta ndërkombëtare, forcat speciale u tërhoqën, ndërsa serbët ngritën barrikada në rrugët kryesore.
Në Beograd thonë se problemet në veri të Kosovës nuk mund të zgjidhen “me përdorimin e forcës dhe në mungesë të komunikimit të ndërsjellë”. I ashtuquajturi sekretar shtetëror në ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic, thotë se palët e përfshira duhet të përqendrohen në dialog.
Ndërsa, gjithçka që del nga Plani Ahtisari mbetet e papranueshme.
“Ahtisaari është një shembull tipik flagrant për t’i zgjidhur gjërat shpejt e shpejt”, vlerëson Ivanovic.
Pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për zhbërjen e strukturave paralele në veri dhe atyre drejtuar serbëve lokalë, që flasin për nevojën e integrimit në jetën institucionale të Kosovës, Ivanovic shprehet pesimist se do të ndryshojë diçka.
“Në mesin e serbëve gjithmonë ekziston ndjenja e paqartësisë, me të cilën jemi mësuar të jetojmë”, thotë ai. “Kjo nuk është e mirë për askënd, por jam i sigurt që serbët nuk do ta ndërrojnë mënyrën e mendimit dhe të jetës për shkak të disa presioneve ose interesave afatshkurtra”.
Me gjithë zhvillimet dhe tensionet në veri, hapja e dialogut për veriun ka ndarë palët në pozicione të kundërta. Derisa Serbia ka kërkuar që veriu të futet si temë e veçantë e diskutimit gjatë dialogut, Prishtina ka insistuar që të mos bisedojë me palën serbe për, siç thuhet, çështjet e saj të brendshme./albinfo&rel/
E-Diaspora
-
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë Fluturimi Prishtinë–Berlin u anulua pasi avioni u kthye në aeroport pak minuta pas ngritjes. Dyshohet se... -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj
Jeta në Zvicër
-
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS Zvicra mund të lejojë gardhet virtuale për bagëtitë, lopët do të mbajnë qafore me GPS në... -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno














