Bota
Nga cilat shtete do të pranohen migrantët e bllokuar në Detin Mesdhe
Franca, Gjermania, Rumania, Portugalia, Spanja dhe Luksemburgu do t'i pranojnë migrantët e bllokuar nga Italia
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, tha se gjashtë vende të BE-së janë pajtuar të marrin rreth 150 migrantë, të cilët po qëndrojnë në një anije në Detin Mesdhe, pasi Italia u ndaloi hyrjen në territorin e saj.
Migrantët do të shkojnë në Francë, Gjermani, Rumani, Portugali, Spanjë dhe Luksemburg.
Kryeministri Conte kritikoi ministrin e Brendshëm, Matteo Salvini, për ndalesën ndaj migrantëve, duke i thënë se ai është i “fiksuar” pas mbylljes së porteve të Italisë për migrantët, përcjell rel.
Para njoftimit të Contes, Spanja tha se po punonte me shtetet e tjera të BE-së dhe Komisionin Evropian për të gjetur një “zgjidhje të përbashkët dhe të rregullt”, dhe ishte e gatshme të “merrte pjesë në një shpërndarje të ekuilibruar të migrantëve në bordin e anijes”.
Edhe zyrtarët francezë dhe gjermanë konfirmuan se po zhvillonin bisedime për të zgjidhur këtë çështje.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ABSM Basel – Instituti i Trajnimit dhe Këshillimit për... -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së
Jeta në Zvicër
-
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin Zvicra konsiderohet një nga vendet më të prekura në Evropë nga shkrirja e akullnajave... -
Vala e të nxehtit detyron kufizimin e prodhimit në centralet bërthamore franceze -
Në Zvicër do të mbahet referendum për kontrollin e qirave -
Në Zvicër bakshishi nuk është detyrim, por mbetet një gjest mirënjohjeje -
Raporti i SECO: Tregu i punës në Zvicër po ndahet mes zviceranëve dhe punëtorëve nga BE-ja















