Shqipëria

Gjermanët zgjedhin Shqipërinë para Italisë

Në artikull shkruhet se në zonat bregdetare po ndihet gjithnjë e më shumë konkurrenca e vendeve të huaja

Turizmi në një nga zonat më popullore të Italisë, Jesolo, duket se është në vështirësi. Media Italiane, La Nuova, raporton se numri i rezervimeve ka rënë me 20%. Të njëjtin trend duket se po mban edhe fillimi i korrikut. Arsyeja kryesore: Gjermanët kanë zbuluar Shqipërinë.

Në artikull shkruhet se në zonat bregdetare po ndihet gjithnjë e më shumë konkurrenca e vendeve të huaja. Jesolo, që njihet si destinacioni i shtatë më popullor, ka zbuluar se midis konkurrentëve është shtuar edhe një destinacion i ri siç është Shqipëria me plazhet e mrekullueshme dhe të paprekura.

Presidenti i Federalberghi Veneto, Marco Michielli, prej kohësh kishte vënë alarmin ndër operatorët turistikë, duke parashikuar që plazhet e nënvlerësuara prej vitesh, do të konkurronin tregun me çmime konkurruese. Sot në Jesolo operatorët turistikë që flasin për një rënie të fluksit të zënieve të aparatmenteve me 20 për qind më pak në sektorin e qirasë. Ndërsa për hotelet, kërkesa ka qenë 15% më pak. Shifrat vijojnë të njëjta edhe pas qershorit katastrofë, transmeton Monitor.

Edhe pse të dhënat nuk janë ende zyrtare, sinjalet janë të dukshme dhe gjërat mund të jenë edhe më serioze për italianët. Ndërsa operatorët turistikë kanë raportuar se rënia ka ardhur kryesisht nga turistët gjermanë, përcjell albinfo.ch.

Gianni Dalla Mora, president i Bashkimit të Tregtarëve dhe Konsorciumeve, është pronar i hotelit dhe restorant i njohur, Arizona. Ai është shprehur për gazetarin Giovanni Cagnassi se turistët gjermanë kanë zgjedhur plazhet e tjera, si Shqipëria e cila është plot këtë vit. “Pastaj janë Turqia, Egjipti, Tunizia, Greqia, Kroacia. “Nëse turistët tanë tradicionalë kanë ndryshuar duhet të pyesim veten pse. Sot, turizmi në Jesolo është në një nga nivelet më të ulëta, gjë që është e pamohueshme. Turistët kërkojnë shumë natyrën, gjelbërimin, shtigjet për ecje, çmimet konkurruese”, thotë ai.

Në këtë sezon një apartament jepet me qira për 600-700 euro në javë dhe çmimi është ende i ulët. Një hotel kushton mesatarisht 60-70 euro me mëngjes. Çmimet në destinacione të tjera turistike ndërkombëtare janë përgjysmuar për të pasur një përfshirje sa më gjithëpërfshirëse, shkruhet në artikull.

“Nuk po flasim për këtë turizëm me kosto të ulët”, thotë presidenti i Shoqatës së Hotelierëve të Jesolos, Alberto Maschio, sepse Jesolo, si bregu Venecian, ofron shërbime të nivelit të lartë, pastërti, siguri, kompetencë dhe profesionalizëm.

Sidoqoftë, rimëkëmbja pritet për gjysmën e dytë të korrikut dhe gjatë gushtit. Një sezon i plotë ka të paktën 100 ditë, por po bëhet gjithnjë e më të vështirë për t’u garantuar me motin e paqëndrueshëm dhe konkurrencën ndërkombëtare që kurrë nuk ka qenë kaq e fortë, përfundon artikulli.