Lajme
Gjermani: Dy persona të vrarë në Bad Nauheim, policia në kërkim të të dyshuarit
Dy persona humbën jetën të shtunën në një ngjarje të rëndë me armë zjarri në qytetin Bad Nauheim, në Gjermaninë qendrore, rreth 35 kilometra në veri të Frankfurtit. Policia gjermane ka konfirmuar vrasjet dhe ka ndërmarrë një operacion të gjerë sigurie për të identifikuar dhe kapur autorin, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Zëdhënës i policisë bëri të ditur se zona ku ndodhi ngjarja është rrethuar nga forcat e sigurisë dhe se aktualisht nuk ka ndonjë rrezik për banorët apo publikun. “Siç qëndrojnë gjërat për momentin, nuk ka asnjë rrezik për banorët apo publikun,” deklaroi ai.
Sipas të dhënave paraprake, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati. Autoritetet po përdorin një helikopter për të ndihmuar në kërkimin e tij, ndërkohë që banorët e lagjes dhe dëshmitarët po merren në pyetje.
“Deri më tani kemi të dhëna për një autor, por nuk përjashtohet mundësia që në krim të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë,” njoftoi policia, duke lënë të hapur pistën për bashkëpunëtorë të mundshëm.
Ende nuk janë dhënë detaje për identitetin e viktimave apo motivin e mundshëm të krimit. Hetimet janë në fazat e para dhe autoritetet kanë bërë të ditur se do të përdorin informacionet e mbledhura për të drejtuar operacionin e mëtejshëm të kërkimit, transmeton albinfo.ch.

E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër Një shofer 73-vjeçar ka shkaktuar bllokim të trafikut në kantonin Solothurn pasi injoroi ndalimin për automjetet... -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë