Lajme

Gjermania, gati për certifikatën e vaksinimit

Gjermania ka vendosur të lëshojë së shpejti certifikatën e saj të imunitetit digjital, duke e bërë më të lehtë për të provuar se një person është vaksinuar plotësisht. Sidoqoftë qëllimi është që ai të jetë në përputhje me një sistem të certifikimit të vaksinave që po zhvillohet nga Bashkimi Evropian.

“Nëse do të arrijmë të bëjmë këtë për BE-në në javët e ardhshme, atëherë ka të ngjarë të vendosim një pikë referimi global, sepse ne jemi rajoni i parë në botë, i cili nuk arrin aspak të ketë një zgjidhje kombëtare, por një  zgjidhje që është ndërkombëtare. As SHBA nuk ka diçka të tillë”, deklaroi Jens Spahn, mimnistri gjerman i Shëndetësisë.

Ndryshe nga sa ishte planifikuar më parë, Suedia, nga ana tjetër, po vonon lehtësimin e masave COVID, kjo për shkak të përhapjes së lartë të infeksionit dhe presionit të lartë në kujdesin shëndetësor.