Lajme
Gjermania, “fshesë” emigrantëve shqiptarë
Sot në ora 15:35 do të mbërrijë në aeroportin e Tiranës një avion charter, i nisur nga Kassel (Hessen) me 70 azilkërkues shqiptar
Emigrantët shqiptarë të cilët ilegalisht kanë hyrë në Gjermani, janë duke i numëruar ditët. Nga autoritetet gjermane është paralajmëruar se Berlini zyrtar është duke bërë gati “fshesën” për t’i riatdhesuar në Shqipëri të gjithë azilkërkuesit shqiptarë, edhe atë duke filluar nga dita e sotme.
“Në kuadrin e aksionit të ndërmarrë nga institucionet gjermane për kthimin e përshpejtuar në atdhe të azilkërkuesve shqiptarë, ditën e mërkurë, më 29.07. 2015, ora 15:35 do të mbërrijë në aeroportin e Tiranës një avion charter, i nisur nga Kassel (Hessen) me 70 persona të kthyer”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë.
Në Rinas, këta shqiptarë të riatdhesuar, nuk i pret kthimi i menjëhershëm në shtëpi. Ata, siç raporton DW do t’u dorëzohen autoriteteve policore shqiptare dhe do të merren në pyetje sipas disa procedurave rutinë që mund të zgjasin disa orë.
Ndryshe, partitë politike por edhe shumica e qytetarëve gjermanë janë kundër emigrantëve ballkanik. Sipas sondazheve, dy të tretat e gjermanëve refuzojnë që të mirëpresin azilkërkues nga vendet e Ballkanit si Shqipëria, Kosova, Serbia apo Bosnja e Hercegovina.
Për kryeministrin e rajonit të Bavarisë, Horst Seehofer, nga Unioni Kristian-Social (CSU), çështja është e qartë: “kërkesat e azilkërkuesve ballkanik për azil, janë gati zero”.
E-Diaspora
-
Zvicër/Kosovë
Nga Zvicra në Kosovë, çifti i ri ndërton kampingun e ëndrrave në mes të natyrës Lora dhe bashkëshorti i saj lanë jetën në Zvicër për t’u kthyer në Kosovë, ku ngritën... -
Martin Marku u zgjodh Këshilltar Komunal në Graz të Austrisë -
Në Gjenevë, do të mbahet manifestimi “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë” -
Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania -
Dy nga të plagosurit sot në këtë qytet të Kosovës dyshohet se janë mërgimtarë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër/Kosovë
Nga Zvicra në Kosovë, çifti i ri ndërton kampingun e ëndrrave në mes të natyrës Lora dhe bashkëshorti i saj lanë jetën në Zvicër për t’u kthyer në Kosovë, ku ngritën... -
Formula fituese e Yakinit dhe Xhakës vazhdon të japë rezultate -
Federata e Zvicrës nderon Granit Xhakën për 150 paraqitje me kombëtaren -
Emocionet e Xhakës në ndeshjen e 150-të: Zvicra i ka dhënë shumë familjes sime -
VIDEO: Golat dhe momentet më të mira nga fitorja e Zvicrës ndaj Algjerisë












