Lajme
Gjermania mbyll kufirin për rajonet e dy shteteve për shkak të varianteve të reja
Shteti gjerman do ta ndalojë hyrjen e njerëzve nga disa rajone të Republikës Çeke dhe Tirolit të Austrisë për shkak të rritjes së numrit të rasteve të varianteve të reja të koronavirusit, tha të enjten ministri i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer, përcjell albinfo.ch.
“Shtetet e Bavarisë dhe Saksonisë sot i kërkuan qeverisë që t’i klasifikojë Tirolin dhe rajonet kufitare të Republikës Çeke si zona me mutacione të virusit dhe që të zbatojë kontrolle kufitare”, tha ministri Seehofer për të përditshmen gjermane, “Sueddeutsche”.
“Për këtë është arritur pajtueshmëri me kancelaren dhe zëvendëskancelarin”, shtoi ky ministër, duke thënë se masat e reja do të fillojnë të zbatohen të dielën, shkruan The Guardian, përcjell albinfo.ch.
Në fund të janarit, Gjermania i ndaloi shumicën e udhëtarëve nga vendet e klasifikuara si zona të mutacionit ose vende të goditura më së shumti nga variantet e reja dhe më ngjitëse të virusit.
Nga rregullat e reja do të bëhet përjashtim vetëm për disa raste, përfshirë gjermanët që kthehen në atdhe dhe punëtorët e sektorëve të rëndësishëm, siç janë mjekët.
Duhet theksuar se Gjermania ka shënuar rënie të numrit të rasteve të reja pas dy muajve të masave të rrepta të izolimit, përfshirë mbylljen e shkollave, restoranteve dhe shumicës së dyqaneve. Megjithatë, kohëve të fundit janë shtuar shqetësimet shkaku i numrit të lartë të rasteve në vendet e rajonit. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Brukseli në Hagë, rrugëtimi i një libri që kërkon përgjigje “Padrejtësinë më së shumti e ndjejnë ata që e kanë përjetuar vetë”, tha autori Ibish Neziri... -
Kur heshtja u thye nga një burrë: “Edhe unë kam qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës” -
Florim Kadriu: Solidariteti i shoqërisë fitoi kundër përhapjes së frikës -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Zvicër
-
Krimet e të miturve dhe shkeljet rrugore në rritje Shkeljet e kodit rrugor regjistrojnë +83% krahasuar me vitin 2020, ndërsa dënimet që lidhen me krimet... -
Treni nga Zvicra në Londër mund të dalë në shina që në vitin 2030 -
Qendrat e të dhënave që konsumojnë energji po bëhen një çështje politike në Zvicër -
Numër rekord vendesh pune në inteligjencën artificiale në Zvicër -
Marrja në pyetje e çiftit Moretti del jashtë kontrollit













