Lajme

Gjermania planifikon bllokime lokale që të shmangë valën e dytë të koronavirusit

Gjermania planifikon të aplikojë masa më të ashpra bllokimi që të shmanget një valë e dytë koronavirus, sipas një projekt-marrëveshjeje midis qeverisë federale dhe atyre rajonale.

Rregullat e reja do të përfshijnë një ndalim të udhëtimit “brenda dhe jashtë zonave të prekura”, për të kufizuar përhapjen e virusit, thuhet në dokumentin e parë nga AFP.

Plani është vendosur të finalizohet më vonë të enjten.

Gjermania, e cila ka qenë më pak e prekur nga pandemia se sa shumë nga fqinjët e saj, synon t’u përgjigjet grupimeve të reja me bllokime lokale dhe gjurmimit dhe testimit të shpejtë të kontaktit.

Shefi i shtabit të kancelarës Merkel, Helge Braun, i tha transmetuesit ZDF se qëllimi ishte për të luftuar virusin me mënyra “më të shpejta dhe më të sakta” sesa me bllokimet e mëdha që kanë shkaktuar shkatërrim ekonomik, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.