Gruaja
Gjithçka gati për “Miss Intercontinental Albania & Kosova”
Eventi i bukurisë shqiptare “Miss Intercontinental Albania & Kosova” i cili do të mbahet me 25 shtator në Hotel “Le-Palais” në Krefeld të Gjermanisë është në fazën përfundimtare të përgatitjeve.
Producentët e këtij spektakli Vedat dhe Nazlije Sadrijaj kanë thënë për “albinfo.ch” se gjithçka është gati.
“Ne jemi duke punuar intensivisht dhe deri tash gjithçka po ec mirë. I gjithë grupi punues janë të angazhuar duke punuar në detyrat e tyre. Besojmë se do të jetë një spektakël shumë i bukur edhe për shikuesit”, ka thënë organizatorja dhe make – up artisja e njohur në Gjermani, Nazlije Sadrijaj.
Spektakli që ka bashkuar vajza nga të gjitha trojet dhe diasporën shqiptare në një garë të bukurisë do të përcillet nga media të ndryshme shqiptare dhe gjermane, ndërsa do të ndahen katër çmime.
“Të gjitha vajzat janë shumë të bukura sa që besoj se do të këtë punë të vështirë edhe juria për t’i zgjedhur vajzat më të bukura të cilat do të përfaqësojnë Kosovën dhe Shqipërinë në garën botërore “Miss Intercontinental” që do të mbahet në dhjetor në Magdeburg të Gjermanisë”, kanë thënë ata për “albinfo.ch”.
Përveç garës së bukurisë, organizatorët janë kujdesur edhe për pjesën artistike ku të ftuar janë: Sevdai Radogoshi (Qumili), boksieri i famshëm Don Granit Shala, si dhe këngëtarët: Zeni dhe Luli.
Spektaklin do ta prezantojnë Maksim Gjokaj dhe modelja Vivian Canaj.
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Zvicër
-
Komiteti parlamentar zviceran kërkon 15 milionë CHF për Kampionatin Evropian të Futbollit për Femra 2025 Një komitet i Dhomës së Përfaqësuesve të Zvicrës ka votuar në favor të një propozimi për...
-
Presidenti i SNB-së paralajmëron për goditje të mundshme inflacioni në Zvicër
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
-
SNB, 58.8 miliardë fitim neto në tremujorin e parë
-
Konsumatorët zviceranë kanë më shumë para, por më pak fuqi blerëse