Kosova
Granit Xhaka dhe Bayer Leverkusen shkruajnë histori
Me fitoren 2-1 kundër ekipit Mainz, Granit Xhaka dhe ekipi i tij Bayer Leverkusen kanë shkruar një faqe të re në historinë e futbollin gjerman: Plot 33 ndeshje pa asnjë humbje, përcjell albinfo.ch.
Rekordin deri tani e ka mbajtur Bayern me 32 ndeshje pa mposhtje.
Golin e parë për Bayer Leverkusen shënoi mbrëmë pikërisht Granit Xhaka, në minutë e tretë. Ishte ky goli i parë i regjisorit kryesor të lojës së Bayerit në këtë sezon, ndërsa festimi i golit ishte i mrekullueshëm. Ai simuloi një gjoja lëndim, por lojtarët e kuptuan shumë shpejt dhe filluan të simulojnë së bashku, që shihet edhe nga qeshja e madhe në fushë. Pas një shikimi të shqetësuar edhe vetë trajneri Xabi Alonso filloi të bëzeqeshte dhe gjestikulonte me duar.
Mainzi brarazoi në minutën e tetë, ndërsa rezultatin përfundimtar shënoi në pjesën e dytë, mesfushori tjetër Robert Andrich. Bayer Leverkusen aktualisht zë vendin e parë me 61 pikë, që është 11 pikë më shumë se Bayerni, por bavarezët kanë një ndeshje më pak.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë











