Lajme
Greqia në alarm, 321 miliardë borxh
Shteti grek është zhytur sërish në krizë, pas lajmeve tronditëse se shifrat e borxhit kanë arritur në 321 miliardë euro
Greqia duket se e po e ka shumë të vështirë që ta tejkalojë krizën ekonomike që ka përfshirë shtetin helen viteve të fundit. Athina zyrtare sërish është tronditur pas publikimit të shifrave të borxhit të saj, që tashme arrin në 321 miliardë euro.
Ky nivel i borxhit ka arritur kështu në 180 për qind të PBB, duke shkaktuar kokëçarje jo vetëm tek qeveria Samaras. Kësaj të fundit i duhet një reduktim i ri i borxhit, në mënyrë që të arrijë një nivel të qëndrueshëm, pasi ajo paguan çdo vit 11-12 miliardë euro interesa.
Pas deklaratave të disa udhëheqësve të BE, se Greqisë do t’i duhet një paketë e tretë ndihme, për të plotësuar boshllëkun financiar që do krijohet në vitet 2015-2016, komisioneri për Energjetikën në BE, Günther Oettinger, ka deklaruar se kjo paketë llogaritet në 10 miliardë euro, transmeton TCH.
Nga ana tjetër, FMN përpiqet që të bindë udhëheqësit e BE që të zgjasin periudhën e shlyerjes së borxhit për Greqinë, në mënyrë që ajo të mos jetë në presion për të paguar një pjesë të madhe të tij, brenda dy- tre viteve të ardhshme.
Ekspertët e huaj të financave dhe sidomos ata në Gjermani, ende nuk janë të bindur për të hedhur një paketë të tretë ndihme, në një vend si Greqia, që ngjason, sipas tyre, me një vrimë të zezë, e cila përpin të gjitha ndihmat që merr.
Pas publikimit të shifrave të borxhit, të gjitha partitë e opozitës greke kanë dhënë deklarata të ashpra kundër koalicionit dypartiak që qeveris vendin, duke e akuzuar se reformat që po zbaton nuk japin aspak rezultate pozitive, por përkundrazi, po e çojnë vendin drejt rrënimit të plotë ekonomik.
Ndryshe, Greqia gjatë tri viteve të fundit e ka vënë në siklet edhe Bashkimin Evropian, pasi që, ekonomikisht shteti pësoi humbje marramendëse. Për të shpëtuar Greqinë nga BE, Brukseli u detyrua ta ndihmojë Athinën me disa dhjetëra miliarda euro, por prap shteti helen nuk po rimëkëmbet.
Për të dal nga kriza financuare, qeveria Samaras shkurtoi shpenzimet në shumë vija buxhetore, ndërsa shkoi deri në atë masë sa e mbylli edhe Televizionin Publik Grek.
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë













