Lajme
Gruevski, vështirë që do ta bëjë qeverinë e re
Analisti Gjuner Ismail pret që Nikolla Gruevski të taktizojë deri në momentin e fundit, por në fund do të dështojë ta formojë qeverinë
Mandatari për formimin e qeverisë së re maqedonase, lideri i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski do ta ketë shumë të vështirë formimin e qeverisë së re. Madje analistët politikë në Shkup, besojnë se Gruevski përkundër taktizimeve, nuk do të arrij ta bëj koalicionin qeverisës.
Analisti Gjuner Ismail pret që Gruevski të taktizojë deri në momentin e fundit, por në fund do të dështojë ta formojë qeverinë. “Ai do të simulojë se po bën qeveri dhe në ditën e 20 mund të presim kurdisje e me të cilat do të blejë kohë. Mekanizmat e tij janë të njohura, është kryetari i kuvendit, me presidentin e famshëm të shtetit “, tha Ismail.
Ai gjithashtu vlerëson se parimi që vlente deri më tani që qeveria të formohet nga partitë e bllokut maqedonas dhe atij shqiptar që do të fitojnë më shumë mandate, e që konsiderohet si precedent nuk do të vlejë për këto zgjedhje.
Ismail hedh poshtë edhe mundësinë për një koalicion të gjerë.
“Qeveria e ardhshme nuk mund ta mbajë VMRO-DPMNE-në e cila në të gjitha analizat normale figuron si shoqatë kriminele. Sipas kësaj, ky vend nëse duron absurditet, një prej tyre, që mezi do të mund ta mbajë është që BDI të jetë pjesë e kësaj qeverie të ardhshme, por duke deleguar figura të cilët kanë arritur të mos i njollosin duart nga shoqërimi tetë vjeçar me Gruevskin”, konsideroi Ismail.
Në intervistën e fundit, Nikolla Gruevski theksoi se nuk do të formojë qeveri me çdo kusht dhe nëse BDI heq dorë nga parimi i fituesit me fituesin, atëherë VMRO DPMNE do të kthehej nga dera e madhe duke aluduar në fitoren që partia e tij do të korrte në zgjedhje të reja, citon INA.
“Në rast të tillë, sipas tij, partia askujt nuk do t’i ketë borxh asgjë. Por, vet VMRO DPMNE-ja në vitin 1992 nuk e pranoi mandatin për formimin e qeverisë pasi nuk deshi koalicionin me PPD-në, mandati atëherë iu dha Petar Goshevit, por as ai nuk arriti të sigurojë shumicë dhe e ktheu mandatin”, tha ai.
Ndërkohë në vitin 1998, siç kujton IsmaI, VMRO DPMNE-ja nuk respektoi parimin fituesi me fituesin duke e marr në qeveri PDSH-në ashtu sikurse edhe në vitin 2006 pavarësisht se kishte më pak mandate deputetësh.
Gruevski ka afat deri më 29 janar të formojë qeveri apo ta kthejë mandatin.
E-Diaspora
-
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival Të rinj shqiptarë në Berlin, me vetëiniciativë dhe punë vullnetare, kanë sjellë për herë të parë... -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Prilli 2026 në Zvicër ndër më të nxehtit në histori Muaji prill i vitit 2026 është renditur ndër më të nxehtit e regjistruar ndonjëherë në Zvicër,... -
Rreziku për mungesë karburanti në Zvicër “shumë i lartë” – paralajmërim për verën -
Banorët në Zvicrën frankofone po humbin shtëpitë -
IKEA kritikohet për çmimet: konsumatorët paguanin më shumë se sa prisnin -
Zvicra nuk është e detyruar të ndajë rezervat e saj të karburantit me fqinjët e saj evropianë














