Kosova
Hagë: Shukri Buja lirohet nga të gjitha akuzat
Ish-komandant i Zonës Operative të Nerodimes, Shukri Buja, është liruar nga të gjitha akuzat e Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, pas pesë vjet hetimesh. Ky është rasti i parë i mbyllur për veprat penale të krimeve të luftës të hetuara nga kjo prokurori në mënyrë zyrtare.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Buja ka thënë se kjo është një fitore e madhe dhe e rëndësishme, e cila vërteton pafajësinë e tij, por edhe pastërtinë dhe lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Falë avokatëve të mi, Sir Geoffrey Nice dhe Taulant Hodaj, dhe insistimit të tyre për të mbyllur hetimet për mungesë provash, këtë javë mora konfirmimin zyrtar që gjithçka është mbyllur përfundimisht. Besoj se ky rast im do të kontribuojë që drejtësia të thotë fjalën e fundit për bashkëluftëtarët tanë që ende gjenden në Hagë dhe shpresoj që edhe ata të kthehen faqebardhë dhe fitimtarë sa më shpejt”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.
Tutje, ai u shpreh se lufta e shqiptarëve ka qenë një përpjekje e drejtë dhe legjitime për liri kundër okupatorit serbo-jugosllav, të cilët kanë kryer krime të rënda.
“Lufta jonë çlirimtare ishte e imponueshme dhe e drejtë. Ky realitet u vërtetua nga rasti im dhe shpresoj se do të vërtetohet gjithashtu edhe nga rasti i bashkëluftëtarëve tanë që po përballen ende me proceset në Hagë. Një falënderim i veçantë shkon për familjen time për mbështetje të palëkundur gjatë këtyre viteve, për qytetarët e Republikës së Kosovës që më mbështetën dhe më besuan, si dhe për avokatët e mi për angazhimin dhe kontributin e tyre të pandërprerë deri në epilogun e këtij rasti”, ka shkruar tutje ai.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%












