Kosova
Hamza në kancelarinë e Gjermanisë: Do të krijojmë kushte për investitorët gjermanë në Kosovë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, pas vizitës në ShBA dhe Francë, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Ai ka njoftuar se në Gjermani ka takuar bashkëpunëtorin e kancelarit Olaf Scholz dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
“Gjermania është një partnere shumë e rëndësishme e Kosovës, e cila na ka mbështetur në rrugëtimin e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit. Në Zyrën e Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, u takova me z. Alexander Wallau, i cili është Përgjegjës për Marrëdhënie Dypalëshe. Ndërsa, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë u takova me z. Michael Reiffenstuel, i cili është Drejtor për Evropën Juglindore”, ka shkruar Hamza.
Ai rrëfeu se në të dyja takimet ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
“Angazhimi im si kryeministër i ardhshëm do të jetë i përditshëm për jetësimin e aspiratës evropiane të popullit tonë. Z. Wallau dhe z. Reiffenstuel i njoftova edhe për vizionin tim për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për kushtet që do t’i krijojmë për invesitorët e huaj, përfshirë investitorët gjermanë”, u shpreh Hamza.
E-Diaspora
-
SHKA “Dardania”: Për tri dekada, ambasadore e kulturës sonë në mërgatë 30 vjet duke krijuar këngëtarë e valltarë profilesh të ndryshme. Ky është letërnjoftimi i SHKA “Dardania”...
-
Studentët shqiptarë të Universitetit të Lucernit e Cyrihut organizuan ngjarje për Ditën e Flamurit
-
Kurti: Vota e diasporës ka ndikim
-
Çfarë do të ndryshojë në votimin e diasporës për zgjedhjet e 9 shkurtit
-
Kundër përjashtimit, pro rritjes së votës së diasporës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ndër 10 më të mirat në studimin PISA për të rriturit Për herë të parë, Zvicra mori pjesë në studimin PIAAC të Organizatës Ndërkombëtare për Bashkëpunim Ekonomik...
-
Një në tre zviceranë ka vështirësi të mëdha me lexim
-
Çka kërkojnë më shumë njerëzit në Zvicër
-
Zvicër: Siguruesit shëndetësorë përdorin metoda të ndryshme për të gjetur klientë
-
Këshilli Kombëtar i ndihmon fabrikat e çelikut me subvencione