Shqipëria
Hapet zyrtarisht sezoni turistik në zonën e Himarës
Mbërmë në fshatin Borshë të Himarës në jug të Shqipërisë është bërë hapja zyrtare e sezonit turistik.
Kreu i kësaj komune ka thënë se tash e tre vjet hapja e sezonit është bërë në data të ndryshme, pasi ata kanë për qëllim që Himarën ta kthejnë në vend turistik për 12 muaj dhe jo vetëm për gjatë verës, përcjell albinfo.ch.
Në fshatin Borsh ishin organizuar koncerte të ndryshme, por edhe aktivitete me sporte ekstreme ujore, të cilat do të vazhdojnë edhe për tri ditë.
TCH raporton se vitin e kaluar në qytet dhe fshatrat e Himarës pati një rritje turistësh, që zyrtarët i llogarisin deri në 30 mijë, duke shpresuar se këtë vit do të ketë edhe më shumë.
Drejtuesit e kësaj komune, por edhe Qeveria shqiptare, këtë vit kanë bërë disa investime në këtë zonë me qëllim rritjen e turizmit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë Dr. Mefail Muji, specialist i sëmundjeve të mushkërive (pulmolog), prej kohësh është një emër i njohur... -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës
Jeta në Zvicër
-
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë Të premten, persona të panjohur hynë me forcë në një dyqan armësh në Wallbach, Aargau. Dy... -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite -
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë













