Shqipëria

Humb jetën nëna me dy fëmijë në Bulqizë, u helmuan nga bombola e gazit

Një nënë dhe dy fëmijët e saj kanë humbur sot jetën më Bulqizë.

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, bëri të ditur në një lidhje telefonike për Report Tv se e vetmja e mbijetuar është vajza 16-vjeçare e shtëpisë, e cila është duke u transportuar në spitalin e Bulqizës. Ai tha se nëse gjendja e saj shëndetësore konstatohet e rëndë, do të jetë i vështirë transportimi i saj me helikopter për shkak të kushteve të pafavorshme të motit. Kryebashkiaku Alla tha se fëmijët që u gjetën të pajetë në banesë janë djali 14 vjeç dhe vajza 19-vjeçare. Ndërkohë, Alla shtoi se policia është duke hetuar për shkaqet e ngjarjes, por tha se nga komunikimet me fqinjët, dyshohet të jetë shpërthim i bombolës së gazit ose asfiksi nga rrjedhja e gazit.

“Bëhet fjalë për një ngjarje tragjike familjare, ku humbën jetën e ëma rreth 42-45 vjeç, djali 14 vjeç dhe vajza rreth 19 vjeçe, ndërsa ajo që ka mbijetuar është 16, është në ambulancë dhe është duke u transportuar në spitalin e Bulqizës. Kushtet e motit janë të pafavorshme për transportimin e saj me helikopter. Është ende e paqartë nëse bombola ka shpërthyer apo kemi të bëjmë me rrjedhje gazi, me këtë po merren organet e policisë. Është 1 orë me makinë larg Bulqiza.