Lajme
I bashkohen ISIS-it për seks
Alyas Karmani, një ish islamit, i cili thotë se të rinjtë myslimanë i bashkohen luftës arabe, vetëm nga dëshira për seks
Dëshira seks, duket se ka ndikuar që shumë të rinj, përfshirë edhe britanikët myslimanë, t’i bashkohen xhihadistëve në Shtetin Islamik në Siri e Irak (ISIS). Kështu deklaron Alyas Karmani, një ish islamit, i cili thotë se të rinjtë myslimanë i bashkohen luftës arabe, vetëm nga dëshira për seks.
Karmani ka thënë se adoleshentët janë në rrezik për t’u radikalizuar nga grupet terroriste, sepse ata ndihen të izoluar në shoqërinë e “seksualizuar” britanike dhe nuk mund të durojnë që të rinjtë nga Perëndimi mund të kenë të dashura dhe të kenë marrëdhënie intime,shkruan Daily Mail.
Ai është duke bërë një turne nëpër Britani, në mënyrë që t’i ndalojë të rinjtë t’i bashkohen ISIS-it, pasi që ai vet ishte i radikalizuar kur ishte i ri.
Në dokumentarin “Exposure – Jihad – A British Story”, i cili është transmetuar në ITV këtë të hëne, përcjell Koha.net, ai tha se të rinjtë luftojnë që t’i kthehen familjeve të tyre që të bisedojnë rreth nevojave seksuale të tyre në komunitetet tipike konservatore myslimane.
“E tërë kjo ka të bëjë me seksin… Këta djem duan vetëm vajzat. Kjo është ajo”, deklaroi Karamani.
“Gruaja ime më tha që të mos them kështu, sepse mund të marrë kritika të ashpra, por djemtë bëjnë gjëra për vajzat, dhe kjo është e tëra. Në qoftë se jeni rritur në një rreth ku thuhet se marrëdhënia seksuale para martesës është e ndaluar, nuk mund të keni një të dashur, atëherë ky është një mëkat (haram)”, thotë ai.
Prandaj kjo është arsyeja, sipas tij, e mosfunksionim seksual me të madhe në komunitetet myslimane.
Karmani ka shtuar se, pasi që është duke bërë një turne në Britani me qëllim që të takojë myslimanët e rinj dhe familjet e tyre. Nga ta ai u kërkon prindërve që t’iu tregojnë fëmijëve të tyre se i duan dhe se ndihen shumë krenarë me fëmijët e tyre, në mënyrë që fëmijët e tyre të mos ndihen të izoluar.
Në këtë dokumentar janë intervistuar shumë ish ekstremistë, në mënyrë që të zbulojnë shkaqet dhe tërheqjen e të rinjve që t’iu bashkohen xhihadit.
Ndryshe, dokumentari u realizua pasi 17 vjeçari Talha Asmal, u bë kamikazi më i ri britanik që ndërmori sulm vetëvrasës në Irak. Familja e tij tha se ai ka qenë kujdestar online kuajsh dhe se ishte viktimë e presionit të kolegëve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” Marrëdhëniet romantike midis gjyqtarëve shkelin “zakonet” e vendosura të gjyqtarëve të Gjykatës Supreme Federale”. Ky ishte... -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit -
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit














