Lajme
Industria e sigurimeve kundër Rrahim Pacollit
Kuvendi i Shoqatës së Sigurimeve, në takimin jashtëzakonshëm, ka kundërshtuar Rrahim Pacollin, që të shitën njëanshëm polica të sigurimeve për bashkatdhetarë
Përfaqësuesit e kompanive të sigurimeve në Kosovë i janë kundërpërgjigjur kërcënimit të Rrahim Pacollit, shefit të kompanisë “Siguria”, lidhur me uljen e policave të sigurimit për 50 për qind, duke i thënë atij se të drejtën për shitjen e policave kufitare së sigurimit e ka vetëm Byroja Kosovare e Sigurimeve.
Kuvendi i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës në takimin jashtëzakonshëm lidhur me situatën e krijuar në opinion javën e fundit për zbritjen apo jo të Premisë-Tarifës së Policës Kufitare, ka marrë vendim që të respektohet ligji në fuqi, që përcakton funksionimin e kompanive të sigurimeve.
“Kuvendi i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës informon opinionin e gjerë se individ të caktuar të cilët po paraqiten në opinion me deklaratë e tyre, nuk e përfaqësojnë Industrinë e Sigurimeve të Kosovës dhe as Byronë Kosovare të Sigurimeve pasi të njëjtat i kanë organet e veta legjitime”, thuhet në njoftimin për media të kompanive të sigurimit.
Të gjitha kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), siç thuhet në njoftim, e kanë për obligim ligjor që ta respektojnë Ligjin në fuqi kur është në pyetje ndryshimi i premisë-tarifës, së një police të sigurimit.
“Prandaj edhe me rastin e premisë -tarifës së sigurimit Industria e sigurimeve përmes Byrosë Kosovare të Sigurimeve ka ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë për të prezantuar në BQK ekspertizën aktuaristike se sa hapësire ka teknikisht zbritja apo jo”, thuhet në njoftim.
Po ashtu aty sqarohet se të drejtën ekskluzive për shitjen dhe menaxhimin e polices kufitare e ka vetëm Byroja Kosovare e Sigurimeve.
Ndryshe, reagimi i këtyre kompanive pason një deklaratë të Rrahim Pacollit, se kompania e tij nga 1 korriku do të fillojë njëanshëm të lëshoj polica kufitare të sigurimit 50 për qind më lirë për bashkatdhetarë. Ai konsideron se këto taksa kufitare, po e plaçkitin në mënyrë ordinere diasporën kosovare.
Derisa Pacolli po kërkon që polica kufitare të ulet për 50 për qind, nga 41 euro sa është aktualisht në 20 euro për një muaj, kompanitë që kanë reaguar sot kanë prezantuar një ulje vetëm 7 për qind për bashkatdhetarët. Idenë e Pacollit për ulje 50 për qind e ka mbështetur edhe kryeparlamentari Kadri Vesli.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elbenita Kajtazi sonte ngjitet në skenën e Operës së Cyrihut me një tjetër rol të Mozartit Sopranoja shqiptare njoftoi se është gati të interpretojë një tjetër Mbretëreshë të Mozartit në "Opernhaus Zürich",... -
Vula e Ekselencës, si shndërrohet një diplomë e Kosovës në Licencë Auditimi në Zvicër -
Itali
27-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali pas një aksidenti tragjik në vendin e punës -
Zvicër/Kosovë
Nga Zvicra në Kosovë, çifti i ri ndërton kampingun e ëndrrave në mes të natyrës -
Martin Marku u zgjodh Këshilltar Komunal në Graz të Austrisë
Jeta në Zvicër
-
Në prag të pushimeve verore, aeroportet paralajmërojnë për pritje të gjata Ato këshillojnë udhëtarët të përgatiten mirë për të minimizuar kohën e pritjes, duke paketuar dhe përgatitur... -
Fituesi fatlum fiton çmimin e madh të EuroMillions: 73.93 milionë franga -
Më pak qëndrime nate gjatë majit, në Zvicër -
Raport mbi skandalin e keqtrajtimit të kafshëve në Ramiswil -
Ndihma federale për zhdëmtimin e viktimave nga Crans Montana













