Lajme
Jahjaga premton rishqyrtimin e Kodit Penal
Presidentja, Atifete Jahjaga, ka shprehur vullnetin për të rishqyrtuar Kodin e ri penal dhe të rishikojë elementet juridike të ofruara nga Asociacioni i Gazetarëve Profesionist të Kosovës. Kështu u vendos pas një takimi të zhvilluar me përfaqësuesit e AGPK-së, dhe mediave, ku këta të fundit kanë vendosur në mënyrë unanime që me 3 maj të bojkotojnë punën e institucioneve të Kosovës.
Përfaqësues të Asociacionit të Gazetarëve Profesionist të Kosovës dhe të mediave kanë marrë përgjigjeje pozitive nga presidentja, Atifete Jahjaga për të rishqyrtuar Kodin e ri penal.
Arben Ahmeti, kryetar i AGPK-së, tha se kemi praktikat më të mira evropiane për të kundërshtuar dy nenet që e ngufasin punën e mediave”
Ahmeti theksoi se në shenjë pakënaqësie të votimit të këtij projektligji në ditën ndërkombëtare të lirisë së shtypit do të bojkotohet puna e institucioneve të Kosovë.
Sipas tij, presidentja ende nuk e ka pranuar Ligjin në fjalë dhe sipas afatit kushtetues pas tetë dite pritet një qëndrim zyrtar nga ana e presidentes për ndryshime të këtij Ligji.
Edhe Reporterët Pa Kufij e kanë dënuar ashpër Kodin e ri Penal të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, në të cilin gjenden edhe dy nene që sipas kësaj organizate kriminalizojnë shpifjen dhe detyrojnë gazetarët që të zbulojnë burimet e tyre të informacionit në raste të procedimeve kriminale.
“Këto provizione janë të papranueshme. Ato qartazi kanë për synim heshtjen e atij lloji të gazetarisë dhe raportimit hulumtues që e bën qeverinë të ndihet jokomod”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate.
Në komunikatë ndër të tjera thuhet se e drejta për të ushtruar gazetarinë dhe mbrojtur burimet e informacionit duhet të vazhdojë të jetë e parim thelbësor, duke shtuar se Kodi i ri Penal e vë lirinë e medias në rrezik dhe përfaqëson një sulm serioz kundër demokracisë.
Reporterët Pa Kufij i bëjnë thirrje presidentes Atifete Jahjaga të refuzojë nënshkrimin e këtij kodi penal dhe ta kthejë në Kuvend për të bërë ndryshimet që do të ishin në një vijë me standardet ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Nga pushimet në Kosovë në pranga: Babai dhe vajza nga Franca dyshohen për vrasje në Ferizaj Familja, e cila jeton dhe vepron në Paris të Francës, kishte ardhur për pushime në Kosovë.... -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35”
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori












