Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Me 18 vjet jetë, Kosova ndodhet në pragun e pjekurisë si shtet Ambasadori i Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi flet për marrëdhëniet Kosovë–Zvicër dhe identitetin diplomatik të Kosovës,... -
Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë në Munih -
Ylli Rita Ora, pjesë e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët preferojnë pagesat me telefonat inteligjentë mbi kartat dhe paratë në dorë Telefonat inteligjentë janë bërë për herë të parë mjeti më i popullarizuar i pagesës në Zvicër,... -
Më pak se 5% e fëmijëve zviceranë vuajnë nga privimi për shkak të të ardhurave -
Valais: Pesë të lënduar pas daljes së trenit nga shina si pasojë e ortekut -
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga muaji mars -
Me 18 vjet jetë, Kosova ndodhet në pragun e pjekurisë si shtet














