Kosova
Iu dha lamtumira e fundit Hamëz dhe Lirim Nezirajt
Babë e bir, Hamëz dhe Lirim Neziraj, kanë vdekur në Cyrih të Zvicrës
Sot, në fshatin Dobidol të Rahovecit, me nderime ushtarake është bërë varrimi i ish-ushtarit të UÇK-së, Hamëz Neziraj dhe të birit, Lirimit, të cilët vdiqën brenda pesë ditëve në Cyrih.
Siç ka shkruar albinfo.ch, Lirimi, 20-vjeçar, i cili vuante nga epilepsia dhe autizmi, ka humbur jetën i goditur nga treni, në afërsi të banesës ku jetonte familja e tij si azilkërkues. Vetëm pesë ditë më vonë, nga sulmi në tru ndërroi jetë edhe babai i tij, Hamza, 52-vjeçar.
Familjarët thonë se vdekja e tij erdhi nga pikëllimi që i shkaktoi humbja e të birit.
Për shkak të statusit të azilkërkuesit që kanë, asnjëri nga pjesëtarët e familjes së ngushtë që jetonin në Zvicër nuk pati mundësi të ishte i pranishëm në varrimin e më të dashurve.
https://klankosova.tv/dobidol-varrosen-babe-e-bir-video/?fbclid=IwAR0n4WHYVx2_n0KfVDee8Js-m4DnDOYUSeK3wL0-pJrSFVPrkuLHZH08CJg
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës













